Piciri: Basha nuk u bë kurrë lider, Berisha do që të sjellë ndryshimin e madh demokratik

Piciri: Basha nuk u bë kurrë lider, Berisha do që të sjellë ndryshimin e madh demokratik

21:27, 29/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti Erion Piciri, në një lidhje me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe Kuvendin e 11 dhjetorit.

Piciri theksoi se Lulzim Basha nuk u bë kurrë lider, duke shtuar se Sali Berisha do që të sjellë ndryshimin e madh, duke demokratizuar PD-në.

“Basha ka mentalitet të vjetër politik. I kam dhënë ndihmesë Lulzim Bashës, që të progresojë PD-në. Por, nuk ishte njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë, sepse demokracia është garë e në garë mund ta fillosh e ta mbarosh karrierën tënde politike. Berisha do që të sjellë ndryshim të madh, dëshiron ta bëjë këtë gjë e mund ta bëjë. Unë kam dashur përherë që PD të ketë vlera amerikane.

Basha është kryetar, që nuk u bë kurrë lider.

Ky personazh nuk mund të ecë kurrë përpara. Lideri është njeri i sakrificës, që lufton. Demokracia ecën përpara, duke mos besuar tek profetët e rremë, që janë ndër të tjera edhe ambasadorët. Në lidhje me Sali Berishën dhe shpalljen non grata, le të na japin fakte e mos na flasin në ajër. Berisha duhet që të përkrahet që të demokratizojë PD-në”, deklaroi Piciri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco