VIDEO-SYRI TV/ Rama, debat me Kurtin: Kundërshtitë për Open Balkan nuk na pengojnë

VIDEO-SYRI TV/ Rama, debat me Kurtin: Kundërshtitë për Open Balkan nuk na pengojnë

16:44, 26/11/2021
A+ Aa A-

Edi Rama deklaroi se bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë një ditë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me homologun Albin kurti, Rama tha se kundërshtitë për Ballkanin e hapur nuk pengojnë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Kurti theksoi se dy vendet dakortësohen pa menduar për Serbinë.

Nga SYRI TV

Ende pa u shuar duartrokitjet që mori fjalimi i tij, në parlamentin serb, për nismën e Ballkanit të hapur, Edi Rama u mundua ta shmangë këtë temë, duke deklaruar se bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të ndodhë një ditë.

Nga Elbasani, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, që u zotuan ti konkretizojnë sa më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi përkrah Albin Kurtit, se do të votonte pro, një referendumi për bashkimin e dy shteteve.

Për Kryeministrin e Kosovës, i cili nuk e ka fshehur ëndrrën për Shqipërinë e Madhe, koha dhe mënyra e bashkimit mes dy vendeve, është diçka që nuk mund të përcaktohet.

Por pavarësisht, dëshirës për tu bashkuar në një shtet të vetëm, ajo që ende e ndan Albin Kurtin dhe Edi Ramën, është nisma për Ballkanin e Hapur. Kryeministri i Shqipërisë, që është kthyer në avokat të këtij procesi, u mundua të bindë, se Open Balkan, nuk ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edhe Albin Kurti, zgjodhi që këtë herë ti mbajë larg, nga tryeza e mbledhjes së përbashkët, problemet e Prishtinës me Beogradin Zyrtar.

Nga Elbasani, Rama dhe Kurti deklaruan se janë të fokusuar të implementimi i marrëveshjeve mes dy vendeve, më shpresën se nuk do të kenë, fatin e marrëveshjeve të kaluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco