Kikia: Berisha të ketë objektiv dërgimin e PD në pushtet, të punojë për elektoratin gri

Kikia: Berisha të ketë objektiv dërgimin e PD në pushtet, të punojë për elektoratin gri

22:11, 25/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kikia theksoi se Berisha duhet të ketë objektiv dërgimin e PD në pushtet, duke shtuar se duhet të punojë më shumë për elektoratin gri, pasi për këtë objektiv, duhen më shumë vota sesa thjesht anëtarët e Partisë Demokratike.

“Përtej entuziazmit të demokratëve, ne dimë se Berisha nuk duhet të ketë qëllim madhor të marrë vetë në dorë PD-në, por të ketë objektiv kryesor dërgimin e PD në pushtet, por nuk mund ta çojë PD-në në pushtet me anëtarët, se ata kanë vetëm një votë për kokë.

Berisha duhet të mbushë mendjen e elektoratit gri. Duam apo nuk duam, Berisha e ka tashmë statusin e personit non grata e ne dimë se Amerika e BE-ja kanë shumë rol në Shqipëri”, deklaroi Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco