Kërmill, më fal prapë derisa të gjej një krahasim tjetër!

Kërmill, më fal prapë derisa të gjej një krahasim tjetër!

17:13, 22/11/2021
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, faqe afro 40 grave dhe burrave, dikush prej anëtarëve të Kryesisë u ankua se "gjuha e foltores është acide dhe linçuese", duke akuzuar Sali Berishën si frymëzues dhe nxitës të saj. 

Kur mora fjalën, u përpoqa t'i shpjegoj se nëse demokratëve u drejtohesh me "ka mbaruar koha e Sali Berishës" njësoj si Fatos Nano në 1997, '98, përgjigjen do e presësh njësoj siç ia dhanë Fatos Nanos... 

Pas fjalës sime, ky individi kërkoi të sqaronte "për efekt proces-verbali" shprehjen në fjalë, që e pati thënë në parlament tek zhvillonte "betejën" ndaj Edi Ramës (?!) ... 

Faqe afro 40 grave dhe burrave në Kryesinë e Partisë Demokratike, tha se "nuk e dija që këtë shprehje e ka thënë Fatos Nano" dhe se shprehja "është thënë në një kontekst tjetër" dhe është keqpërdorur e deformuar... 

Sot ka përsëritur të njëjtën shprehje... dhe nesër do pretendojë një xhevap ndryshe nga ai që ka marrë secili prej atyre që ka guxuar t'u caktojë "kohën" demokratëve... duke nisur nga Fatos Nano... 

Nuk e di nëse shqipja ime nuk është e pasur sa duhet apo nëse rasti në fjalë kalon përmasat e shprehjes që gjuha shqipe ofron, por mua prapë kërmilli më vjen në mendje si krahasim... 

... megjithë respektin për kërmillin që pavarësisht sekrecioneve dhe mungesës së kockave, është qenie shumë më qibare se ky...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani 22/11/2021 17:25

Nuk eshte kermill eshte thjesht nje krimb

Shto koment

Denonco