Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Braimllari 'shpërthen' ndaj Bashës: Ktheve opozitën e bashkuar në kunat-opozitë, as deputet s'do zgjidhesh më

Braimllari 'shpërthen' ndaj Bashës: Ktheve opozitën e bashkuar në kunat-opozitë, as deputet s'do zgjidhesh më

20:50, 19/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i është përgjigjur Lulzim Bashës pas akuzave të këtij të fundit ndaj LSI dhe presidentit Ilir Meta. 

Brahimllari i kujton Bashës se koha e kunat-opozitës është djegur përgjithmonë.  

Sipas Braimllarit, Lulzim Basha në zgjedhjet e tjera nuk do të zgjidhet as deputet më.  

"Ti dogje mandatet pabesisht duke mashtruar në emër të “gjermanëve”!  Ti ia fale gjithë pushtetin lokal e Edi Ramës!  As deputet nuk do dalësh herën tjetër o vulëhumbur!", shprehet Braimllari. 

Postimi
Koha e Kunat opozitës është djegur përgjithmonë! 

Të gjithë sot e kanë të qartë të vërtetën. 

Se Opozita e Bashkuar u tradhëtua nga kryetari i saj, ndaj nuk u arrit fitorja e ndryshimit në 25 Prill. Fitorja e 25 Prillit iu shit Edi Ramës në tavolinë nga Lulzim Basha, i cili është edhe autori i vetëm i fushatës zgjedhore përçarëse mes kampit opozitar, siç e kanë pohuar gjatë dhe pas fushate kandidatët e PD. 

Lulzim Basha e kthehu opozitën e bashkuar në kunat-opozitë, që mision të sajin nuk kishtë më ndryshimin por bashkëpunimin financiar me regjimin. 

Askush nuk do t'i bëjë dot bisht përgjegjësive! 

Boll deklaratave me regji nëpër televizione, por dil dëgjo opozitarët, demokratët, e ata pa parti. Dëgjo peshën e madhe të përgjegjësisë personale për situatën që po shpopullon vendin dhe po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Sepse është botërisht e ditur, se kush refuzon të pranojë të vërtetën, vështirë se gjen paqe. 

Ti dogje mandatet pabesisht duke mashtruar në emër të “gjermanëve”! 

Ti ia fale gjithë pushtetin lokal e Edi Ramës! 

As deputet nuk do dalësh herën tjetër o vulëhumbur!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani 19/11/2021 21:17

E sakte I humbte emri se vule nuk ka me l

Skrapari19/11/2021 21:15

Ka keq u katandis ky njeri. Dhe prape ne shoqerine e Gazmore Bardhoshes mendon se do mbijetoje ne politike. Duket se edhe shpirtin e paska shitur vulehumburi.

Shto koment

Denonco