Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Prokuroria dublonte dëshminë e Nick Muzin’/ Ristani: Hetimet qesharake ndaj Bashës për lobimin rus

‘Prokuroria dublonte dëshminë e Nick Muzin’/ Ristani: Hetimet qesharake ndaj Bashës për lobimin rus

18:59, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar sërish sot nga 'Foltorja' e Librazhdit Bashën për çështjen e lobimit rus në SHBA. 

I ftuar në Report Tv, ish-deputeti demokrat Arben Ristani, ka sqaruar skandalin në fjalë, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ristani: Në SHBA kishte nisur një lloj hetimi për atë që quhet lobimi rus. Por mund të dyshoh edhe për lidhje me rajonin në tërësi sepse fenomene të tilla ndodhin, por nuk mund ta themi. Për pjesën e hetimit nga Prokuroria Shqiptare, hetimi nisi nën akuzën e pastrimit të parave. Akuza kishte disa baza të para për të ecur më tutje sepse lobisti amerikan Muzin deklaronte se kishte marrë 500 mijë dollarë nën dorë nga zoti Basha.

Por ndërkohë kishte një deklarim të zotit Basha në media që konfirmonte pagesën prej 500 mijë dollarësh nga kontributet e shqiptarëve të Amerikës. Dhe këtu Prokuroria dublonte dëshminë e Nick Muzin. Ndërkohë që pritej që Prokuroria pritej ta sqaronte pozitën, çështja u mbyll për pastrim parash dhe ngeli një akuzë qesharake për falsifikim parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco