Xhafaj gërvisht skemën korruptive të ‘tenderave sekretë’: T'i ndalim me ligj

Xhafaj gërvisht skemën korruptive të ‘tenderave sekretë’: T'i ndalim me ligj

13:18, 16/11/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, nuk është ndalur vetëm me kritikat ndaj Reformës në Drejtësi dhe mos-dakordësinë për shtyrjen e afatit të organeve të vettingut.

Gjatë fjalës në parlamet ku po diskutohet për “Buxhetin 2022”, ai ka prekur edhe një nga “pikat më të dobëta” të qeverisë Rama që janë “tenderat sekretë”.

Opozita dhe media sistematikisht kanë zbuluar fakte se “tenderat sekretë” nuk janë gjë tjetër, veçse një skemë korrupsioni dhe klienteliste për të drejtuar paratë e buxhetit të shtetit në pak duar.

Pikërisht për këta “tendera sekretë”, të cilët u shtuan jashtëzakonisht gjatë kohës së emergjencës për tërmetin dhe pandeminë, Xhafaj ka ngritur dyshime për procedurat e tyre, por edhe të PPP-ve, si dhe mënyrën e hartimit dhe të miratimit të buxhetit të shtetit.

Sipas Xhafajt, shpesh buxheti “bëhet me vendim-marrje të përqendruar, pa një proces të konsultimeve me grupet e interesit pa përfshirje aktive të njerëzve të mençur të ekonomisë dhe financave”.

Deputeti socialist bëri thirrje që “me ligj duhet ndaluar çdo formë prokurimi që shmang garën dhe konkurrimin publik, qofshin PPP, koncensione apo edhe prokurime sekrete”.

Xhafaj theksoi se shqetësimi kryesor i qeverisë “duhet të jetë për të marrë masa shumë më të forta për administrimin e të ardhurave, veçanërisht të procesit të prokurimit të fondeve buxhetore”.

“Kjo kërkon ndryshime të forta në procesin e prokurimeve, sidomos në procesin e kontrollit të tyre nga strukturat audituese dhe vetë KLSH. Çdo masë pozitive në këtë aspekt do rriste konkurencën në treg do zvogëlonte mundësinë korruptive, do kursenim më shumë para në procesin e garave me fonde publike, do forconte transparencën në prokurime dhe më shumë cilësi dhe përërgjegjësi në përmbushen e detyrimeve kontraktuale”, tha Xhafaj.

Xhafaj ka vendosur theksin tek një qasje e re dhe për ndryshime në ligj e procedura, “që mundësojë hartimin diskutimin miratimin e monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit”.

“Projektligji i buxhetit është kompetencë eksluzive e qeverisë ndër më kryesore por vendimmarrja e kuvendit duhet të jetë përcaktuese dhe gjithëpërfshirëse për shpalosjen e vizioneve qeverisëse dhe atyre opozitare, jo për sherrnajat e politikës së ditës. Konsultimi dhe transparenca me ta është domosdoshmëri, ky proces vazhdon të konceptohet në një rreth të mbyllur me vendimmarrje të përqëndruar, shpesh pa një proces të konsultimeve me grupet e interesit pa përfshrje aktive të njerëzve të mençur të ekonomisë dhe financave. Ndaj sot se kemi kulturën e taksave, kontrolli mbi dhënien e faturave konsiderohet punë e shtetit. Dhe pse kemi eksperimentuar pafund sisteme dhe kasa fiskale, informaliteti është shqetësues, është ende prezent perceptimi për masa klienteliste dhe favorizuese për biznese të caktuara në politika të veçanta fiskale. Transparenca, debati gjithëpërfshirës rruga për të parandaluar dukuri të tilla”, tha ai në fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco