Lajmi i fundit

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit

Xhafaj kritikon 'drejtësinë e re': Janë më të paguarit, koha të punojnë

Xhafaj kritikon 'drejtësinë e re': Janë më të paguarit, koha të punojnë

10:09, 16/11/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri Fatmir Xhafaj është shprehur sot me tone kritike në parlament sa i takon projekt buxhetit të 2022. Xhafaj e konsideroi të papranueshme që vite nga funksionimi i SPAK të flitet ende për mungesë zyrash.

“Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve, nëse duam që të respektojmë pavarësinë e tij.

E papranueshme që kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga fillimi i punës së SPAK, sot ende flitet për mungesë zyrash, më keq akoma që ende nuk janë zgjidhur mosmarrëveshjet për fondet buxhetore të policisë gjyqësore të BKH, proces që duhet të ishte mbyllur prej kohësh”- u shpreh Xhafaj, ndërsa kërkoi më shumë përgjegjësi nga prokurorët e gjykatësit.

“Njerëzit e këtij sistemi, prokurorë e gjyqtarë duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend, janë para investim nga taksat e këtij vendi që ende kanë besim në sistemin e drejtësisë. Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë. Koha për të  kthyer drejtësinë e munguar për të bërë drejtësi për barazi para ligjit”, u shpreh Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco