‘Berisha nuk tërhiqet nga 11 dhjetori’, Basha: S'ka dy PD dhe as institucione paralele

‘Berisha nuk tërhiqet nga 11 dhjetori’, Basha: S'ka dy PD dhe as institucione paralele

20:37, 15/11/2021
A+ Aa A-

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor, ka reaguar edhe Lulzim Basha.

Para mediave, Basha tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD, por ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele.

Basha: PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë më 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Më 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim Kryesisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pavli15/11/2021 21:48

Ik zhduku o ndyresire se na more ne qafe.

Shto koment

Denonco