Debatet/ Tomor Alizoti-Bashës: Po përçan PD-në, respekto vullnetin e demokratëve

Debatet/ Tomor Alizoti-Bashës: Po përçan PD-në, respekto vullnetin e demokratëve

18:42, 15/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën gjatë mbledhjes së sotme duke i thënë se po çon PD-në drejt përçarjes. 

Alizoti është shprehur kundër propozimit të Bashës për të mbledhur Kryesinë e PD në datën 18 dhjetor. 

Alizoti i ka kërkuar Bashës të respektojë vullnetin e 4200 demokratëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.  

"Po përçan PD-në. Të respektohet vullneti i demokratëve. Bashkoni PD-në", i është drejtuar Alizoti, Bashës, duke i kërkuar të heqë dorë nga mbledhja e datës 18 dhjetor.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco