VIDEO-SYRI TV/ Shtohen delegatët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

VIDEO-SYRI TV/ Shtohen delegatët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

19:46, 11/11/2021
A+ Aa A-

Nis procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike me kërkesën e 4200 delegatëve që kanë firmosur mbledhjen e tij më 11 dhjetor. Sot edhe 150 kërkesa të tjera të delegatëve janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka për t’u verifikuar tashmë sipas statutit nga komisioni që ngrihet në nisje të punimeve të Kuvendit. Nga selia e Partisë Demokratike deputeti Flamur Noka, ish-deputetët Gent Strazimiri dhe Arben Ristani, i janë kundërpërgjigjur edhe kreut aktual Lulzim Basha, duke e cilësuar ministrin e Ramës që po kërkon të shuaj opozitën

SYRI TV

Vijon të shtohet mbështetja nga delegatët dhe firmosja e kërkesës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sot janë dorëzuar edhe 150 kërkesa të tjera nga delegatët që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, duke e çuar në 4350 numrin e firmëtarëve. Edhe 150 kërkesat e reja janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, të cilat sipas parashikimit në statut do të verifikohen nga një komision që do të ngrihet që në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar. Nga selia blu, deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje kryetarit aktual Lulzim Basha që të pranojë verdiktin e shumicës, duke e cilësuar si ministër të Edi Ramës për shuarjen e opozitës.

Ndërkohë ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se pikërisht për efekt transparence këto firma janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, dhe kushdo mund të shkojë për t’i kontrolluar, ndërsa sa i përket verifikimit, atë e bën komisioni që ngrihet në nisje të Kuvendit, sipas parashikimeve të statutit.

Ndërkohë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani theksoi se organet aktuale nuk janë legjitime pasi nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë, referuar këtu Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili është emëruar në këtë pozicion dhe nuk është zgjedhur me votë të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar siç e parashikon statuti i PD.

Reagimet e grupit të punës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar erdhën pas reagimeve të Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës, të cilët kundërshtuar procedurën për mosdorëzimin e firmave tek sekretari aktual i partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lulja & Gazrat11/11/2021 20:23

Ore Gaz na dole Gaztore...po çfare pret nga..... Fatkeqesi qe kombi shqiptar te prodhoje kaq shume tradhetare...

Shto koment

Denonco