Oerd Bylykbashi: Verifikimi i firmave do të bëhet në Kuvend, si gjithmonë!

Oerd Bylykbashi: Verifikimi i firmave do të bëhet në Kuvend, si gjithmonë!

19:33, 11/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, në një intervistë me Skype me moderatoren Juli Krisafi në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv, foli për deklaratat e Lulzim Bashës lidhur me 4200 firmat e dorëzuara nga Sali Berisha dhe atë që duhet të ndodhë në Partinë Demokratike.

Bylykbashi thekson se duhet që të verifikohen të gjitha firmat e delegatëve dhe kjo do të ndodhë ditën kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, nga një komision që do të ngrihet aty, siç ka ndodhur gjithmonë. 

Verifikimi i mandateve nga Kuvendi Kombëtar, tha Bylykbashi, është procedurë e parashikuar në statutin e PDSH. 

Bylykbashi theksoi se Kuvendi Kombëtar i PD-së është institucioni më i lartë i PD-së dhe se ata që duhet të vendosin janë demokratët.

"Firmat verifikohen nga Kuvendi Kombëtar i PD, është e përcaktuar në statut. Është klauzolë standarde e të gjtiha organeve kolegjiale, pra kontrolli i vetvetes. Kjo është ajo që ka ndodhur në Kuvendin e PD gjithmonë. Përmes një komisioni verifikon prezencën e delegatëve dhe numrin e nevojshëm. Kjo do të ndodhë sërish. Nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën që t'i ketë verifikuar ndonjë sekretariat apo ndonjë strukturë tjetër ekzekutive, sepse kështu është përcaktuar. Është njësoj me procedurën që ndjek edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kontrollon Presidenti i Republikës, ndonjë gjykatë, noter apo dikush tjetër, mandatet e deputetëve të zgjedhur para se organi të jetë konstituuar.

Është vetë Kuvendi që e bën këtë. Kuvendi i Shqipërisë ka të njëjtat klauzola që ka edhe Kuvendi Kombëtar i PD. Të njëjtën gjë që kemi bërë prej kuvendesh me radhë. Këtë radhë e veçanta është që po vetëmblidhet Kuvendi.Janë 1/4 e  delegatëve që e kanë mandatin, nuk zgjidhen tani, ata e kanë marrë mandatin kur janë zgjedhur një anëtar, një votë si kryetarë seksionesh, grupseksionesh apo funsionesh të tjera, me këtë mandat ata vijnë si delegatë që kanë qenë edhe në Kuvendin tjetër. Nuk ka asnjë ndryshim. Dhe në të shkuarën përsëri një komision i ngritur nga komisioni ia ka verifikuar këtë mandat. 

E vetmja gjë që ndryshon, duke qenë se vetëmblidhet, ky komision i Kuvendit, nuk do të verifikojë vetëm kuorumin, pra prannë e 50+1%, por edhe nëse është thirrur Kuvendi nga 1/4 e delegatëve.  

Si ka bërë në të shkuarën ky komision kur ka verifikuar të njëjtat numra? Është procedurë. Kësaj radhe do të jetë një procedurë transparente që do t'i japë aksesin kujtdo që të jenë prezent dhe të verifikojnë mandatet e delegatëve që kanë të drejtën të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD dhe të votojnë më pas të gjitha ato akte që do të bëjë gati ky Kuvend. Të gjitha mandatet do të verifikohen personalisht çdo individ me mandatin përkatës, kjo do të jetë transparente edhe për publikun. Këto llafe që po dëgjojmë që mbrëmë, kjo stuhi do të bjerë pasi Kuvendi të ketë verifikuar mandatet e tij”, u shpreh Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco