‘Shpërblim deri në 150 % të pagës’/ Rama njofton kategorinë përfituese brenda radhëve të Policisë së Shtetit

‘Shpërblim deri në 150 % të pagës’/ Rama njofton kategorinë përfituese brenda radhëve të Policisë së Shtetit

19:33, 11/11/2021
A+ Aa A-

Sipas projektbuxhetit të vitit 2022, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, pritet të rrisë deri në 150 për qind pagën për efektivët që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit.

Vendimi është risjellë edhe njëherë në vëmendje nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se: “Shpërblim deri në 150 për qind të pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit”.

Nga kjo rritje përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në njëstad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit.

Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, dhe nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco