VIDEO/ Bledian Koka: Ambasadorët e BE të shqetësuar për ndërhyrjet e Yuri Kim dhe qëndrimet ndaj PD

VIDEO/ Bledian Koka: Ambasadorët e BE të shqetësuar për ndërhyrjet e Yuri Kim dhe qëndrimet ndaj PD

19:15, 11/11/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i Syri Tv, gazetari Bledian Koka tha në 'Task Force' me Sonila Meçon se ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë, janë të shqetësuar për ndërhyrjet e Yuri Kim në politikën shqiptare. 

Koka tha se nga informacionet e besueshme, rezulton që përfaqësuesit e BE në vendin kanë rezerva edhe për qëndrimet e ambasadores amerikane ndaj opozitës. 

"Ambasadorja amerikane më shumë se njëherë ka qenë prezente me deklarata, me presione edhe me gabime diplomatike do të thosha, siç ishte artikulimi i barit që nuk duhet të hanin demokratët në derën e PD-së. Dhe ajo që ne kemi transmetuar ditën djeshme që nga informacionet që ne kemi, ambasadorët e BE në Shqipëri janë aspak të kënaqur me ndërhyrjet e zonjës Kim gjatë kësaj kohe, sidomos në politikën shqiptare, por edhe qëndrimin që ka mbajtur ndaj opozitës. Dhe jo më kot ata e dinin fare mirë se për çfarë do të pyeteshin dhe e dinin po aq mirë se për çfarë nuk duhet të përgjigjeshin. Duke dhënë një mesazh dhe në një farë mënyre duke konfirmuar edhe atë që kemi publikuar gjatë ditës së djeshme që ambasadorët e BE nuk duan që kjo lloj përfshirje të jetë, sepse ata e shohin afatgjatë bashkëpunimin. Dhe konfirmimi i të gjithë këtyre deklaratave është qëndrimi i z.Soreca që kur u pyet për rikthimin e Berishës në krye të PD, ai tha se do të kemi raporte institucionale me PD, jo me individin, por me partinë, kushdo qoftë aty. Kjo është e vërteta e madhe", u shpreh gazetari Bledian Koka.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco