VIDEO-SYRI TV/ Gazment Bardhi, sekretar ilegal, pranon shkeljen

VIDEO-SYRI TV/ Gazment Bardhi, sekretar ilegal, pranon shkeljen

19:20, 11/11/2021
A+ Aa A-

Numri 2 i selisë blu, Gazment Bardhi ka pranuar këtë të enjte se është emëruar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së në shkelje të statutit. Bardhi u justifikua duke theksuar se nuk kishte kandidat përballë në kohën e emërimit të tij. Gjatë konferencës për mediat, Bardhi refuzoi që të verifikojë në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, 4200 firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa hodhi akuza dhe sulme edhe ndaj Syri TV

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se në 30 gusht të këtij viti është emëruar në këtë post, duke shkelur neni 44, pika 6, germa A të statutit të Partisë Demokratike, i cili thekson se Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me votim të fshehtë. Gjatë konferencës për mediat Bardhi u justifikua se për postin e Sekretarit të Përgjithshëm nuk kishte rival përballë.

Gazment Bardhi refuzoi të shkojë e të verifikojë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, 4200 firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD së.

Mesa duket frustracionin e akumuluar nga firmat e dorëzuar në selinë blu, që ndodhen vetëm pak metra larg nga zyra e tij, Gazment Bardhi e nxori duke sulmuar Syri Televizion. 

Gazmend Bardhi pranoi publikisht se Kuvendi Kombëtar mblidhet me kërkesën e 25 % të anëtarëve në detyre të kuvendit të kësaj force politike, gjë e e cila deri më tani ishte kundërshtuar nga linja zyrtare e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco