Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta paraqitet në SPAK

VIDEO/ Balliu: Veliaj përfaqësues i Ndraghetës, Basha prej kohësh i shërben qeverisë

VIDEO/ Balliu: Veliaj përfaqësues i Ndraghetës, Basha prej kohësh i shërben qeverisë

16:48, 08/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për situatën politike në vend dhe në Partinë Demokratike.

Balliu thekson se Veliaj është përfaqësues i Ndraghetës, duke shtuar se Basha prej kohësh i shërben qeverisë.

'Erion Veliaj është përfaqësues i Ndraghetës. Basha prej kohësh i shërben qeverisë'.

Deklaratata jane bere nga Klevis Balliu gjate intervistes se dhene per SYRI TV.

'Jam krenar që kam marrë pjesë në protestat e Astirit. Veliaj ka qindra e mijëra krime në kurriz, do mbahet mend si njeriu i fasadës dhe prodhim i korrupsionit 30-vjeçar, që mashtron e shkatërron shtëpitë e qytetarëve.

Rama dhe Veliaj është normale që do sulmojnë Foltoren. Ata me Foltoren po përballen, se Bashën e shikojnë si të vetin, sepse vepron në favor të Ramës.

Gjithë baza e PD është me Berishën. Përjashtimi i Berishës i shërbeu Ramës. Veliaj ka një rrugë dhe kjo është rruga e burgut.

Të legjitimosh zgjedhjet e 30 prillit është turp i madh. PD ka qenë, është dhe do jetë pro europiane.

Belind Këlliçi sulmohet nga Veliaj, sepse Këlliçi nuk e harron Ardit Gjoklajn. E bashkon ti partinë, kur heq liderin e demokracisë? Jo. Basha duhet të largohet, të vijë në Kuvend dhe të votohet', u shpreh Klevis Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco