Mendoi se ishte pa kamera, Peleshi, zbulon se shumë biznesmenët kanë paguar gjoba të majme

Mendoi se ishte pa kamera, Peleshi, zbulon se shumë biznesmenët kanë paguar gjoba të majme

12:03, 08/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2022, duke menduar se komisioni nuk kishte prani dhe kamerave, por që transmetohej live në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në ‘FB’, minstri i Mbrojtjes Niko Peleshi, lëshoi deklaratën e fortë se shumë biznesmenë kanë paguar gjoba nëpërmjet kriptomonedhave.

Ai tha se vendi ynë shumë është i rrezikuar nga sulmet kibernetike dhe se shumë kompani kishin paguar gjoba, kurse institucionet shtetërore janë sulmuar sitematikisht.

‘Nuk e përmenda mbrojtjen kibernetike në fjalën time, ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është se nuk e dija për masën e ballafaqimeve me sulmet kibernetike qe vendi ynë ka.

Jemi të ekspozuar nga sulmet kibernetike, edhe këtu nuk ka kamera. Ne jemi ende modest në mbrojtjen kibernetike, duke nisur nga privatët dhe institucionet shtetërore. Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona shtetërore dhe atyre private janë të përditshme me disa dhjetëra dhe disa qindra.

Në kemi një partner strategjik, me SHBA që kap shifrën e 18 milionë euro, nuk është nga buxheti ynë, ku do të ngremë njësinë ushtarake të sulmeve kibernetike. Kemi reduktuar punonjësit, por duhet t’i shtojmë. Jemi në sfidën se si t’i rrisim kapacitetet tona njerëzore. Tregu i kërkon në nivele të larta, në krahasim me nivelin tonë të pagave.

Do parashikojmë bonus për ata që mund të jenë në treg të kërkuar. Mbrojtja kibernetike nuk është një gjë që e bën apo jo, por është si mbrojtja e vendit. Na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare.

Kam marrë informacione nga Inteligjenca, për disa kompani private, se jo të gjitha e deklarojnë se janë sulmuar, kanë paguar gjoba, kanë paguar dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha, se teknologjia e mundëson.

Mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Ne do të mundohemi të bëjmë rolin tonë. Janë 18 mln dollarë që do të jetë kontribut i partnerëve amerikanë’, deklaroi Peleshi duke menduar se ishte pa kamera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco