Xhafaj për SYRI TV: Ka përpjekje për të ndikuar drejtësinë e re, s’mund të ndryshohet çdo gjë për 3 vjet

Xhafaj për SYRI TV: Ka përpjekje për të ndikuar drejtësinë e re, s’mund të ndryshohet çdo gjë për 3 vjet

19:33, 04/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv nga moderatorja Juli Krisafi, foli për reformën në drejtësi.

Xhafaj theksoi se ka përpjekje për të ndikuar në drejtësinë e re, duke shtuar se nuk mund të ndryshojë çdo gjë si me magji në tre vjet.

“Reforma e re e drejtësisë i ka dhënë fund ndikimit politik. Lufta mes institucioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar në vendimmarrje është e pranishme, sepse kemi 30 vjet që kemi këtë qasje me drejtësinë, nuk mund të ndryshojë dot për tre vjet.

Drejtësia ka pasur influenca politike në vend e kjo gjë është e ditur. Shpesh herë Komisioni i Venecias keqcitohet. Komisioni i Venecias e ka certifikuar projektin kushtetues për reformën në drejtësi”, u shpreh Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco