Xhafaj për Syri Tv: Vendimi i Kushtetueses moment reflektimi, Basha të kërkojë ndjesë publike

Xhafaj për Syri Tv: Vendimi i Kushtetueses moment reflektimi, Basha të kërkojë ndjesë publike

19:14, 04/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot padinë e Shoqatës së Bashkive për 30 qershorin, duke legjitimuar zgjedhjet vendore. 

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve 'Ora 19:00' me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi. 

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar. 

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike. 

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët. 

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces", u shpreh Xhafaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi04/11/2021 20:59

Zgjedhjet si pase kushtetutes behen nje here ne 4 vjete.Partit po te done hyne ne zgjrdhje po te duan nuk hyne ne zgjedhje.PD me lulashin nuk deshen te hyne ne zgjedhje ,per tekat e lulashit nuk mun te shtyhen zgjedhjet.Doli nga parlamenti ai vazhdoi punen.Tani ka ardhur koha qe lulashi te jap dorheqje.

Shto koment

Denonco