VIDEO/ Shameti: Nisma e Open Balkan barceletë, në Serbi nuk punon dot po the se je shqiptar!

VIDEO/ Shameti: Nisma e Open Balkan barceletë, në Serbi nuk punon dot po the se je shqiptar!

18:29, 04/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shametaj, i ftuar në emisionin Task Forcë në Syri Tv nga moderatorja Sonila Meço, foli për Open Balkan.

Shametaj thekson se nisma e Open Balkan është e pamundur, duke shtuar se në Serbi nuk punon dot vetëm po the se je shqiptar. Ai shton se çdo gjë duket si barceletë e bukur.

“Duke pasur parasysh se në Serbi është një vend antishqiptar, unë do të doja të njihja një shqiptar që shkon e punon në Serbi, pa thënë se është shqiptar. Nisma e Open Balkan e pamundur, është PR.

Si do shkosh në Serbi me kamion, kur ke Kosovën ndërmjet, nuk shkon dot po nuk shkele në Kosovë. Është PR i Serbisë, që mbështetet edhe nga Tirana. Synohet që të rrethohet ekonomikisht Kosova, por është e pamundur dot që të ndodhë. Serbia bën namim për gjënë më të vogël në Kosovë, prandaj duket si barceletë shumë e bukur”, u shpreh Shametaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco