VIDEO/ Fermeri: 'Open Balkan', jemi të shqetësuar, tregu do të dominohet nga mallrat serbe

VIDEO/ Fermeri: 'Open Balkan', jemi të shqetësuar, tregu do të dominohet nga mallrat serbe

18:12, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e quajti lajm të shkëlqyeshëm heqjen e barrierave doganore ndërmjet vendeve të zonës së 'Open Balkan' nga 1 janari i vitit 2022. 

Por për fermerët shqiptarë kjo marrëveshje trepalëshe Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut është alarmante. 

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, fermeri Ervin Resuli u shpreh se tregu shqiptar do të dominohet nga mallrat serbe pas heqjes së tarifave doganore, ndërsa fermeri shqiptar, për të cilin mbështetja e qeverisë është minimale, është i detyruar të falimentojë. 

"Fermerët prej kohësh janë të shqetësuar për këtë nismë. Kjo për të vetmne arsye se ne sot kem i tarifë doganore për mallrat që vijnë nga rajoni dhe serbia konkretisht na konkurrojnë dhe imagjinoni me heqjen e tarifave doganore ça bëhet këtu. E gjithë agro-indrustria konvertohet në një fasoneri të madhe ku do të përpunohen produktet e Serbisë apo të rajonit dhe fermeri shqiptar do të kthehet në një skllav të fermave të rajonit dhe Serbisë pse jo. 

Problemi qëndron sepse skemat mbështetëset që rajoni jep, në krahasim me skemat që jep qeveria shqiptare janë 8-10 fish më të mëdha. Mali i Zi jep 44.8 mln europ për 11 mijë fermerë, Kosova jep 50 mln euro për 15 femerë dhe për 2022 në projektbuxhetin kanë miratuar 17 mln euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët. Njësoj edhe Maqedonia. Ndërsa ne mbetemi në kuotën e 6 mln euro për këtë vit dhe 8 mln euro për vitin e ardhshëm. 

Shqipëria është e varur sot 100% sot nga misri serb. Nëse nsër Serbia mbuyll rubinetin e misrit, fermat blegtorale në Shqipëri janë të destinuara të përfundojnë në thertore, të gjitha lopët e qumështit.

Në Shqipëri nuk ka një skemë që mbështet drithërat. Nuk ka një skemë që mbështet lëndën e parë. Skema e naftës u përdor nga nevojat e qeverisë sesa shkoi te fermeri", u shpreh Resuli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco