DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e prokurorisë, Tom Doshi i dënuar me 1 vit burg

DOKUMENTI/ Zbardhet dosja e prokurorisë, Tom Doshi i dënuar me 1 vit burg

15:08, 04/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Përgjithshme, ka publikuar shkresën për Tom Doshin ku jepen rezultatet paraprake sa i përket veprave penale për të cilat është akuzuar.

Në dokumentin e firmosur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, parshtrohen të gjitha veprat penale për të cilat akuzohet ish deputeti i PS.

Kujtojmë se Tom Doshi, kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e partisë “Socialdemokrate” ku fitoi në total 3 mandate. Pas sigurimit të mandateve, ishte vetë Tom Doshi i cili dha dorëheqje nga mandati i deputetit.

Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkoi informacion nga prokuroria e përgjithshme sa i përket masave të ndërmarra ndaj tij.

Ndër të tjera, ndaj tij rëndonte edhe akuza e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa bie në sy fakti që nuk ka qenë në kërkim apo hetim ndërkombëtar ashtu siç mund të jetë aluduar.

Tom Doshi, rezulton të ketë qenë person nën hetim apo i akuzuar për kryerje të veprës penale:

Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe sjellje e padenjë në shoqëri.

Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme.

Goditjes për shkak të detyrës dhe dëmtime të tjera me dashje.

Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit, kanosje për deklarime a dëshmi apo përkthim të rremë.

Refuzimit për deklarim apo deklarim i rremë i pasurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco