Rama nuk i ndal superlativat për Vuçiçin, vazhdon fyerjet për Kosovën

Rama nuk i ndal superlativat për Vuçiçin, vazhdon fyerjet për Kosovën

13:29, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk i ndali superlativat për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, edhe pse ai po akuzohet nga mediat dhe kancelaritë e huaja se po ndez një tjetër flakë konflikti në rajon.

"Sot presidenti i Serbisë, më hapur se asnjëherë tjetër me thënë të drejtën, tha se mirëpret Kosovën, njësoj si dhe dy vendet e tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë, a do të ketë pengesë apo nuk do të ketë pengesë.

Kjo nismë ka qenë një domosdoshmëri kohë më parë sesa të lancohej, kur ne e pamë që procesi i Berlinit të kishte përfunduar në një nismë samitesh, por nuk drejtohet përditë nga ata që janë në Berlin apo Bruksel. Kërkesa e faljes nga Serbia është vënia e kapakut. Unë them që falja vjen në fund, nuk vjen në fillim," tha Rama.

Më tej, Rama vendos në një linjë viktimën dhe abuzuesin, kur është fjala për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Rama tha se Kosova duhet t'i bashkohet kësaj nisme në të mirë të vendeve të tyre, dhe e krahasoi situatën me Serbinë, si atë mes Francës dhe Gjermanisë së pasluftës.

Rama vazhdoi fyerjet ndaj Kosovës kur gjatë fjalës së tij me ironi u shpreh se nuk mund të merren me “seksin e ëngjëjve”, ndërkohë që problematikat dhe vonesat e kalimit në kufi rëndojnë mbi ata fermerë të cilët ngrihen që në katër të mëngjesit për të prodhuar kulturat e tyre bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone04/11/2021 14:49

Halabak!!! Mjerë shqiptarët (që e meritojnë) e mjerë Shqipëria, që Zoti ë mëshiroftë!!!!!

Abalone04/11/2021 14:45

BASTARD!!!!!!

Shto koment

Denonco