Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta paraqitet në SPAK

Qeveria: Do të vendosim pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale

Qeveria: Do të vendosim pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale

11:17, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu tha sot në Kuvend se do të vendoset ‘green pass’ për t’u futur në lokale. Pra çdo qytetar duhet të jetë i vaksinuar që të futet në lokale.

‘Do ta vëmë ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të gjitha të çertifikuara nga autoritet përkatëse. Në përgjigje të interprelancës së thirrur nga deputeti Tritan Shehu, Manastirliu ka nënvizuar se të gjitha vaksinat janë përdorur në disa vende të botës dhe janë çertifikuar nga OBSH.

Ajo akuzoi opozitën se nuk po e bën rolin e saj në atë që e quajti garë me kohën për vaksinimin e popullsisë.

“Me keqardhje e them se gjuha konfuze, dykuptimësia në të folur, përdorimi i gjysmë të vërtetave dhe mbi të gjitha politizimi i një procesi që lidhet me jetën e qytetarëve nuk ndihmon në këtë drejtim”, tha ministrja në fjalën e saj në Kuvend. “Vaksinimi po bëhet një sfidë e madhe. Jemi në garë me kohën. Për fat të keq në botën e sotme ka ardhur duke u mbytur zëri i shkencës. Por ne nuk jemi ndalur në asnjë moment. Çdo qytetar që kërkon të vaksinohet e ka në dispozicion dhe falas. Kjo është përgjegjësia numër një dhe ne e kemi përmbushur”.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid në vend dhe se Shqipëria mban numri i vdekjeve është ndër më të lartët në botë. Sipas tij nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri04/11/2021 14:57

O kopjac o injorant o trushplar, si sju vjen ven turp qe kopjoni 1 ligj fashist diskriminues. Po hyni ngjynah me popullin, Zoti do ju boj te paguni te gjith te zezat qe po i boni popullit. Ktu do jemi

Shto koment

Denonco