Lajmi i fundit

VIDEO/ Meta paraqitet në SPAK

VIDEO/ 'Rama ikën vetëm me përmbysje’/ Berisha poston lutjen nga shpirti të demokratit të pamposhtur

VIDEO/ 'Rama ikën vetëm me përmbysje’/ Berisha poston lutjen nga shpirti të demokratit të pamposhtur

22:14, 03/11/2021
A+ Aa A-

‘Foltorja’ e Kamzës ka mbledhur me qindra demokratë, të cilët shkëmbyen medimet dhe kërkesat e tyre drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës.

Njëri prej të pranishmëve, Zaçe Islami i ka drejtuar ish-kryeministrit një lutje nga shpirti, që ti udhëheqe shqiptarët drejt protestave, pasi është e vetmja mënyrë për të përmbysur Ramën.

'Quhem Zaçe Islami, nga Golemi i Kurveleshit, kam ardhur jo për tju thurur lavde apo tju mburrur në sy, pasi ju e keni bërë vetë punën dhe biografinë tuaj si askush tjetër. Por dua tju kërkoj një gjë, Edi Rama nuk ikën as me lutje as me duva, Rama ikën me aksion, ikën vetëm me përmbysje. Doktor jam po ai Zaçe Islami që kam qënë në 1997. Nuk ka zgjidhje tjetër, protesta deri në përmbysjen e plotë, do tju lutem doktor, në emër të gjithë këtyre burrave dhe grave në këtë salllë'.

'Një thirrje që buron nga shpirti i një demokrati të pamposhtur! sb', shkruan Berisha në Facebook.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 01:09

Poshte Rama poshte veliaj

Shto koment

Denonco