Mediu: Ndryshimet Kushtetuese të miratohen me referendum ose Asamble Kushtetuese

Mediu: Ndryshimet Kushtetuese të miratohen me referendum ose Asamble Kushtetuese

15:35, 03/11/2021
A+ Aa A-

Edhe Partia Republike ka paraqitur propozimet e veta në mbledhjen e Këshilli për Legjislacionin .

Sipas kreut të kësaj partie Fatmir Mediu, ”Nuk ka asnjë vend të NATO-s që mund të kenë ndryshuar Kushtetutën për 3 ditë si tek ne apo e kanë ndryshuar Kushtetutën kaq herë sa e kemi ndryshuar ne. Është e rëndësishme si inciativa e maxhorancës dhe e sotmja e PD-së kërkojnë një gjykim të thellë e shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit”.

 Ai  propozoi që 4 iniciativat, ato të PD-së dhe PS-së për ndryshimet kushtetuese të diskutohen paraprakisht nga ekspertë ndërkombëtarë.

Jo vetëm kaq Mediu propozon dhe kalimin e këtyre ndryshimeve me referendum popullor.

“Duhen përfshijë konstitucionalistë të nivelit ndërkombëtarë, siç ka ndodhur kur u bë kjo Kushtetutë. Specialistë të mirë dhe nëse ne nuk mundemi ta miratojmë me referendum atëherë të krijojmë një Asamble Kushtetuese që të miratojë kushtetutën nëjherë e përgjithmonë e të vendosim barrierat për të ndalur sa herë që politika kërkon të fusë duart" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco