VIDEO-SYRI TV/ Protesta, biznesi i vogël dhe i mesëm ul qepenat për 1 orë

VIDEO-SYRI TV/ Protesta, biznesi i vogël dhe i mesëm ul qepenat për 1 orë

16:56, 31/10/2021
A+ Aa A-

Të prekur nga kriza, pandemia dhe rritja e çmimeve, bizneset e vogla dhe të mesme në kryeqytet kanë ulur qepenat në formë simbolike për rreth 1 orë. Shoqata e Bizneseve të vogla e të mesme në Shqipëri dhe vetë tregtarët, kërkojnë shtyrje të procesit të fiskalizimit, si dhe përkrahje nga shteti në këtë periudhë të vështirë për ta.

Nga SYRI TV

Këtë të diel, bizneset e vogla dhe të mesme në kryeqytet kanë ulur qepenat për rreth 1 orë në formë simbolike për krizën që po përjetojnë.

Arsyeja e kësaj proteste vjen për shkak të vështirësive financiare që po përballen tregtarët për shkak të kostove të fiskalizimit, si dhe problematikat e shumta me të cilat kjo kategori u has gjatë pandemisë. Tregtarët e bizneseve të vogla e të mesme, shprehen se po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa procesi i fiskalizimit sipas tyre përmban kosto të mëdha, gati të papërballueshme për situatën aktuale të bizneseve.

Zv. Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm, Bujar Muça ka deklaruar se rreth 90% e bizneseve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për ulje qepenash, ndërsa thekson se vihet re një ngurrim i tyre për të shprehur publikisht shqetësimet, pasi rrezikojnë t’u mbyllen bizneset.

Teksa listoi arsyet që çuan drejt kësaj greve, Muça u shpreh më tej se kërkohet nga qeveria shtyrja e fizkalizimit për shkak të kostos së lartë në kohë pandemie, si dhe procedurave të ndërlikuara qe përfshin fiskalizimi, i cili për pjesën dërrmuese të tregtarëve nuk është i qartë.

Nëse nuk lehtësohen kostot, tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës duke ndërmarrë hapa ligjorë, por edhe protesta më masive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco