VIDEO/ Krutanët e helmuar nga uji kërkojnë drejtësi: Pse nuk nis hetimi? Kryebashkiaku të dorëhiqet nëse ka burrni!

VIDEO/ Krutanët e helmuar nga uji kërkojnë drejtësi: Pse nuk nis hetimi? Kryebashkiaku të dorëhiqet nëse ka burrni!

15:17, 30/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Krujës që kanë protestuar sot përpara bashkisë së qytetit kanë ngritur pikëpyetje të mëdha se si është e mundur që të helmohet një qytet i tërë dhe shteti nuk vë dorë, nuk nis hetim, se si kryebashkiaku i tyre po fshihet, se si drejtori i ujësjellësit vazhdon ta mbajë postin.

Njeri prej tyre i revoltuar nga kjo indiferencë e shtetit, i bëri thirrje së paku ndërgjegjes së kryetarit të bashkisë, Artur Bushit, që të jepte dorëheqjen “nëse kishte një çikë burrni ose një çikë ndershmëri o një çikë seriozitet”.

Ndiqni çfarë thanë dy nga qindra qytetarët e revoltuar:

“Është hera e parë që unë dal në protestë dhe kjo nuk ka lidhje me punë partie, por është për shëndetin tonë, për të drejtën tonë. Është fatkeqësia më e madhe që dikush nuk ka mundësi ta blejë një shishe ujë nesër pasnesër. Unë kam bërë dush para dy orësh dhe koka ime është e bardhë, sepse nuk e di çfarë ka uji brenda. Kjo është fatkeqësi e madhe. Unë vetë ndoshta dhe nuk jetoj fare këtu, por kam ardhur se kam familje, fis, kushurinj, këtu po merr fund çdo gjë. Duhet t’i jepet zgjidhje kësaj pune, sepse nuk ka njeri për të na ndihmuar. Jam shumë i revoltuar dhe si unë, edhe të tjerët këtu. Nuk ka më kulm ku të vejë.

Duhet të vihet para përgjegjësisë dikush. Nëse nuk vihet para përgjegjësisë dikush, të paktën të dalë e të thotë “unë jam përgjegjësi për këtë gjë”. Por jo duke na mbajtur me rrena çdo ditë. Jemi në vitin 2021 dhe akoma diskutohet për ujë. Ky është kulmi! Një gjë që nuk mund të justifikohet!”

Qytetari i dytë: U bë një javë që nuk kemi ujë. Fëmijët tanë, nënat tona, i gjithë populli i Krujës është helmuar. Bashkia nuk ka marrë asnjë përgjegjësi dhe është fshehur si miu. Pse nuk del Kryetari i Bashkisë pse nuk mban përgjegjësi, drejtori i Ujësjellësit? Këta kanë marrë fund. Po shteti pse nuk vë dorë?! Pse nuk angazhohet të marrë pjesë në hetim dhe t’i drejtohet popullit me një fjalim a diçka , që të merren masa duke filluar që nga Kryetari i Bashkisë, qoftë edhe më dorëheqje, nëse ka një çikë burrni ose një çikë ndershmëri, ose një çikë seriozitet. Se e dimë sa seriozitet kanë në punën e tyre, se e kanë kthyer bashkinë e Krujës si Moldavi, si moldave e kanë kthyer.

Nuk luhet me jetën e fëmijëve tanë. Unë kam dy fëmijë, nënën e kam pasur të sëmurë dhe e kam çuar në spital me të dy kalamanjtë, me diarre, me bark e me të gjitha, sëmurë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli30/10/2021 16:15

aty ku abuzimi dhe papergjegjshmeria jane ulur kembe kryq ne qoshe nuk ka vend ti besh thirrje Moralit ! Te ishte per.Moral nuk duhet te harroni se dy vjet me.pare humben jeten dhjetra banore te nje pallati ku nuk duhet te banonin njerez ! As lifji as morali nuk kam degjuar te kete penalizuar njeri . Per mua protesta eshte ok , por gjothashtu cdo i demtuar duhet te ngreje padi penale nda ujsjellesit dhe te kerkoje deri me.nje te gjitha demshperblimet e ligjshme.

Shto koment

Denonco