Danaj: Shteti shqiptar bën sikur ndihmon, s’ka qenë kurrë në ndihmë të njerëzve në nevojë

Danaj: Shteti shqiptar bën sikur ndihmon, s’ka qenë kurrë në ndihmë të njerëzve në nevojë

17:20, 27/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për situatën ekonomikë në vend.

Danaj thekson se shteti shqiptar bën sikur ndihmon, duke shtuar se qeveria Rama nuk ka qenë kurrë në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Kosova po ndihmon familjet në nevojë, që në shtetin e Kosovës janë 300 mijë familje të tilla. Shteti shqiptar bën sikur ndihmon, është një qeveri që nuk ka qenë asnjëherë në mbrojtje të njerëzve në nevojë. Kosova filloi hetim për disa koncesione që janë dhënë për të bërë disa rrugë. Në Shqipëri jo vetëm që nuk janë hetuar koncesionet, por kanë shkuar paratë gjithmonë tek klientelistët e qeverisë.

Rama kërkon të devijojë situatën, duke dhënë justifikime për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Jemi shumë vonë për të ndaluar krizën energjike. Në Shqipëri mbi 50 përqind e familjeve janë në krizë e në varfëri. Eurobondi që merr qeveria është borxh dhe me borxhet që kemi, duke shtuar edhe këtë, situata shkon shumë keq me financat. Janë 95 përqind e popullsisë në vështirësi ekonomike”, u shpreh Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco