Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

VIDEO-SYRI TV/ Qeveria Rama merr 700 milion euro borxh, Ahmetaj: Janë punë në proces

VIDEO-SYRI TV/ Qeveria Rama merr 700 milion euro borxh, Ahmetaj: Janë punë në proces

16:07, 27/10/2021
A+ Aa A-

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka zgjedhur të shmangë pyetjet për borxhet e qeverisë dhe punësimin e patronazhistëve në administratë. Në daljen për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë Ahmetaj e konsideroi buxhetin 2022 më të mirin që ka patur vendi ndonjëherë, ndonëse këtij buxheti i është shtuar edhe 700 milion euro borxh i ri. 

Nga SYRI TV

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka zgjedhur të shmangë pyetjet e gazetarëve për punësimin e 12 mijë personave në administratë gjatë vitit zgjedhor dhe pyetjes për borxhet e papaguara të qeverisë ndaj palëve të treta.

Qeveria shqiptare është detyruar së paku dy herë në të shkuarën për të mbuluar faturat e papaguara të ujësjellësve duke futur dorën në xhepin e tatimpaguesve. Ahmetaj i quan punë në proces detyrimet e qeverisë, ndërsa rritjen e borxhit e përkthen në buxhetin më të mirë historik që ka patur vendi.  

Në daljen përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku bëri më dije miratimin e projektvendimeve për energjinë dhe infrastrukturën perballe krizes se mundshme energjetike.

Së shpejti Shqipëria do të dalë edhe në tregje ndërkombëtare duke kërkuar emetimin e një Eurobondi prej 700 milion eurosh që do të përdoret për të mbuluar nevojat e buxhetit, por që nga ana tjetër rrit borxhin publik të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/10/2021 19:29

Te dhjefshin shqipetaret ne goje o plehre.Poshte rilindja me gjithe pederastet e saj

Shto koment

Denonco