Helmimet ne Krujë/ Për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë

Helmimet ne Krujë/ Për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë

12:37, 27/10/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama asnjë fjalë për qindra qytetarë të Krujës të helmuar, për të ata nuk ekzistojnë!

Ngjarja e Krujës ku qindra qytetarë janë helmuar përben një moment tepër të rëndë.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë totalisht inekzistent në çdo pikpamje.

Informacioni zyrtar është vetëm propagandistik dhe pa asnjë element përgjegjësie dhe pa asnjë analizë shendetësore, por edhe ligjore të detyrueshme.

Edi Rama, që nuk lë gjë pa komentuar për çdo gjë që ndodh në Europë dhe në botë nuk thotë asnjë fjalë për qindra qytetarë të helmuar.

Askush nuk mban përgjegjësi në qeverinë e Edi Ramës ndërsa qytetarëve ju është rrezikuar shumë seriozisht shendeti.

Situata flet vetë.

Furnizimi me ujë dhe veprat, që e sigurojnë atë si dhe rrjeti i shpërndarjes e siguria sanitare të ujit të pijshëm janë në mëshire të fatit.

Shteti i propagandës nuk garanton as sigurinë minimale të qytetareve për ujin, që ata pijnë.

Për Edi Ramën qytetaret nuk ekzistojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco