‘Martir të Demokracisë’, Meta dekoron të dënuarin politik: Vlerësim për sakrificën për liri

‘Martir të Demokracisë’, Meta dekoron të dënuarin politik: Vlerësim për sakrificën për liri

12:23, 27/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Martir i Demokracisë”  të përndjekurin politik, Isahak Toros Shahnaian (pas vdekjes), për qëndresën  dhe veprimtarinë  e tij ndaj diktaturës komuniste dhe veorintarinë e tij në demokraci.

Nëpërmjet një postimi në Facebook , Meta shkruan se titulli “Martir të Demokracisë” , i jepet të dënuarit politikë për sakrificat që ka bërë ky i fundit për mbrojtjen e idealeve për liri dhe demokraci.

"Në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë në Shqipëri ”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

"Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian.

Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës.

Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë,  për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

Kemi ende shumë për të bërë si shoqëri, për rivlerësimin dhe rikuperimin shpirtëror, kulturor, por edhe ekonomik dhe financiar të kësaj shtrese, në mënyrë që edhe shpirti i viktimave të pafajshme të gjejë paqen në përjetësi, por edhe që krimet dhe terrori që përjetuam për dekada kurrë më të mos lejohet të përsëritet mbi këtë tokë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco