VIDEO-SYRI TV/ Emergjencat s'kanë lopata, por blejnë makina luksoze

VIDEO-SYRI TV/ Emergjencat s'kanë lopata, por blejnë makina luksoze

11:24, 26/10/2021
A+ Aa A-

Emergjencat Civile do të pajisen me dy fuoristrada luksoze të cilët do të kushtojnë 110 milionë lekë të vjetra, teksa punonjësit e këtij institucioni nuk kanë pajiset minimale për përballimin e fatkeqësive natyrore. Beteja e zjarrfikësve me zjarret në muajt e verës, nxorën zbuluar mungesat e mjeteve të punës, si psh lopatat, duke i shuar flakët me degët e pemëve.

Nga SYRI TV

Agjencia e Blerjeve të përqendruara ka porositur blerjen e dy fuoristradave luksoze, me vlerë më shumë se 110 milionë lekë për Emergjencat Civile, ndërkohë që institucioni nuk ka mjetet elementare për të përballuar sfidat e natyrës.

Në tërmetin e 26 Nëntorit 2019, punonjësit e emergjencave civile u përfshinë në një mision tragjik, duke gërmuar me duar për të mbijetuarit nën rrënoja në Durrës e Krujë. Gjatë verës së këtij viti, të njëjtët punonjës vunë jetën në rrezik, kur u detyruan të shuanin zjarret në zona të ndryshme të Shqipërisë me degë pemësh, në mungesë të mjeteve minimale, si lopatat.

Pas këtyre pamjeve, kryeministri Edi Rama premtoi se Emergjencat Civile do të merrnin fondet e nevojshme për të përmirësuar aktivitetin e tyre në shërbim të qytetarëve në nevojë. Megjithatë, fondet e Emergjencave Civile po shkojnë për shpenzime luksi. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka vendosur të shpenzojë 116 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për blerjen e dy automjeteve fuoristradë të llojit SUV 4 plus 1 ose rreth 50 mijë euro për makinë.

Shifra e vendosur në tender tregon se mjetet e kërkuara, jo vetëm që janë të reja, por edhe tejet luksoze. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë të dhënë nëse Emergjencat Civile apo eprorët e tyre në Ministrinë e Mbrojtjes, janë angazhuar për të siguruar fondet për blerje lopatash apo të tjera materiale të nevojshme.

Në Shtator të këtij viti, Edi Rama deklaroi se punonjësve të Emergjencave Civile do t’u rriten pagat, për shkak të angazhimit të tyre në përballimin e sfidave të natyrës. Rritja e pagës mund të motivojë më tepër punonjësit, por, në mungesë të pajisjeve të punës, gjithçka shkon dëm, për më tepër duke rrezikuar jetën e stafit të Emergjencave Civile.

Gjithësesi, në mungesë të lopatave, burrat dhe gratë e Emergjencave Civile duhet të kënaqen me blerjen e dy mjete luksoze për shefat e tyre, një procedurë që pritet të mbyllet në javën e parë të muajit Nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco