Beqiraj: Qeveria 'Rama' keqmenaxhon paratë, Ridvan Bode ishte ministri më i mirë i Financave

Beqiraj: Qeveria 'Rama' keqmenaxhon paratë, Ridvan Bode ishte ministri më i mirë i Financave

23:25, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në A Show në Syri Tv, u shpreh se qeveria “Rama” ka dështuar për mënyrën sesi shpërndan paratë, që mblidhen nga taksat.

Beqiraj thekson se stafi që ka gjetur në Ministrinë e Financave kishin krijuar shumë respekt për Ridvan Boden, sepse ai merrte vendimet vetë e merrte përgjegjësi për gjithçka.

“Qeveria shqiptare e ka të vështirë të rrisë të ardhurat, prandaj kemi nevojë për reformë për mënyrën si mbledhim paratë nga taksat dhe mënyrën si i shpërndajmë. Ne si qeveri kemi qenë të dështuar. Për Ridvan Boden kam krijuar një lloj respekti dhe kështu mendonin shumica e njerëzve në Ministrinë e Financave, edhe për lidershipin. Ishte ministër që mund t’i thoshte “jo” kryeministrit. Këtë mendonte stafi i Ministrisë së Financave.

Bode nuk ka dalë në korridore kurrë që të thoshte se këtë e ka kërkuar Berisha. Njerëzit në Ministrinë e Financave mendonin se Bode ishte lider. Bode nuk funksiononte me shprehjen “të bëhet sipas ligjit”, sepse kjo shprehje nuk ka kuptim. Ridvan Bode ishte lider”, u shpreh Beqiraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco