Deputetët kundër Bashës/ Tritan Shehu: Të mblidhet urgjent Kongresi

Deputetët kundër Bashës/ Tritan Shehu: Të mblidhet urgjent Kongresi

11:42, 12/10/2021
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike po dalin kundër Lulzim Bashës, pasi mbrëmjen e shkuar ai vendosi të përjashtojë deputetin Flamur Noka, sërish me një vendim personal. Deputeti Tritan Shehu thotë se duhet mbledhur sa më shpejt Kuvendi Kombëtar

Nga Tritan Shehu

Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga z.Basha!

Po lexoj në media se z.Noka qenka shkarkuar nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit të Sigurisë, dhe për më shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar… sepse paska folur a thënë diçka!!

Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes!

I dyti “ndëshkim” ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as Grupi vete, i marrë nga z.Basha në orët e vona!

Fill mbas atij për z.Berisha.

Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!

Pra realisht të pavlefshme, nul!

Ngjarje këto krejtësisht të gabuara për një Parti Demokratike!

Ngjarje këto, që në fakt janë krejt në kundërshtim edhe me atë që ne duhet të bëjmë e të realizojmë.

Në vend që të rrëzojmë Ramën, po “rrëzojmë” veten tonë.

Një element më shume ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi ynë Kombëtar, për të diskutuar e debatuar së bashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu, asnjë nuk mund të parashikojë deri ku do shkojë e si do të përfundojë.

Një gjë mund ta parashikojmë, faktin se kjo metodikë, këto “masa” nuk ndjellin asgjë të mirë për PD; demokratët, demokracinë shqiptare.

Prandaj sa më shpejt të shkojmë në Kongresin tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar12/10/2021 17:32

O shoku Tritan. Duket qe ti para se te flasesh I merr Leje ,Ogerta Manastirliut. Ajo vazhdon te te jap tendera. O shoku “ opozitar” ,po per ata qe u larguan me pare pse nuk u mblodh Kongresi . Apo Kjo gje nuk I ka vajtur ne mendje Ogertes. Pyet po nuk morre pergjigje dhe tetar “ Strugen”. Ky I fundit nuk foli per 8 vjet ne opozite.

Shto koment

Denonco