FOTO/ Mbrëmje vanitoze në Tiranë, James Bond mbledh krerët e shtetit në kinema...

FOTO/ Mbrëmje vanitoze në Tiranë, James Bond mbledh krerët e shtetit në kinema...

11:56, 10/10/2021
A+ Aa A-

Në Tiranë është shfaqur një natë më parë premiera e filmit të James Bond, “S’ka kohë për të Vdekur”.  Natyrshëm që pritej të ishte një mbrëmje gala me aktorë, artistë dhe personazhe të njohur të skenës. Por vanitetit të këtij rasti s’i kanë shpëtuar dot as politikanë e drejtues të rëndësishëm të institucioneve shqiptare. Më i riu mes tyre ishte drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Dy ditë pas marrjes së detyrës, ai gjeti kohë të parakalonte i veshur civil në tapetin e kuq të Kinema Millenium. Bashkë me të ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Si për të na treguar se në këtë film kishin shkuar si enkas për të marrë leksione prej 007-ës, në mënyrë që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, në premierën e James Bond ishin edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, kryeprokurori Olsian Çela dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Mes plot të tjerëve që parakaluan në tapetin e kuq ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë e politikanë të vendit, nga kryetari i KQZ-së te kryebashkiaku i Tiranës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, djali i kryeministrit Edi Rama, duke të krijuar kështu përshtypjen se premiera ishte më shumë një paradë për ta sesa për vetë filmin. Një rast më shumë që ata të shpërfaqnin vanitetin, veshjet e shtrenjta dhe të trokisnin gotat e verës me njëri-tjetrin. Shihni më poshtë disa foto që tregojnë më shumë nga tepria e sotme e zyrtarëve tanë të lartë./lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali dekolte10/10/2021 16:30

lali eri si mikprites i ka puth doren z kimete dhe burave here pas here u ka vendosur doren ne gjoks sikur ka dashur te mbuloje dekoltene e Ajoles .

Shto koment

Denonco