VIDEO/ Rikthimi i Trump, Kokalari: Absolutisht po! Ne shihnim çfarë bëhej në fushë, njësoj si takimet me Berishën!

VIDEO/ Rikthimi i Trump, Kokalari: Absolutisht po! Ne shihnim çfarë bëhej në fushë, njësoj si takimet me Berishën!

21:50, 30/09/2021
A+ Aa A-

E ftuar në Çim Peka Live, aktivistja republikane Evi Kokalari ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në SHBA, ku ka theksuar se Donald Trump do rikthehet në politikë dhe do rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Kokalarit, Trump i fitoi zgjedhjet dhe po të shohësh lajmet e fundit, po dalin votat e manipuluara në disa shtete.

Gjithashtu aktivistja republikane tha se e shihnim çfarë bëhej në fushë gjatë mitingjeve të Donald Trump, si takimet me Sali Berishën, por në standard tjetër, me 20 mijë veta. 

Peka: Mediat dhe televizionet pro Donald Trumo gjatë fushatës në SHBA, e besoni apo jo ju, ishin në listën e zezë të ambasadës amerikane. Individët që ishin pro tij shiheshin si njerëz që nuk kanë lidhje me këtë realitet. Ditën që Donald Trump është futur në presidencë, gruaja e ministrit të Brendshëm ka drejtuar protesta kundër tij në Shqpëri dhe Maqedoni, zyrtarë të lartë të PS janë investuar kundër tij.

Peka: Rikandidon Donald Trump për President? A ka gjasa ta marë Shtëpinë e Bardhë?

Kokalari: Në mënyrë absolute që po. Un besoj se ai e kishte fituar në 2020. Po të shohësh lajmet e fundit, po dalin votat e manipuluara në disa shtete. Ne shihnim çfarë bëhej në fushë, si takimet me Sali Berishën, por në standard tjetër, me 20 mijë veta.

Ndjehej, pasi kishim demokratë që do votonin për Trump. I kaluam linjat mes demokratëve dhe republikanëve sepse shihnim nga e ardhmja. Po të shohësh zhvillimet e fundit në Afganistan, Covid-19 etj. mbështetja ndaj tij është rritur akoma. Ai është në një formë fantastike dhe ai beson se mund të kthehet para 2024 nëse gjykatat do vendosin dhe mund të funksionojnë.

Peka: Pse Donald Trump është më i përshtatshëm për shqiptarët se një administratë demokrate. Çfarë fitojnë shqiptarët nga rikthimi i Trump në Presidencë?

Kokalari: Në rradhë të parë do heqi mandatin e vaksinës. Ikën mbështetja më e madhe e Xhorxh Sorros nga DASH.

Peka: Për 4 vite nuk arriti ta hiqte mbështetjen e Sorros në DASH! Ky fakt është se shqiptarët janë skeptik ndaj Trump.

Kokalari: Kjo është gjëja më naive. Nuk e kuptojnë sesa e madhe është DASH, sesa probleme ka ai në Shtëpinë e Bardhë. Kur më thonë se Trump ka vendosur Juri Kim, ai nuk e dinte fare Juri Kim. Dilni nga mentaliteti për 4 vite, nuk janë të mjaftueshme. Hapi Kutinë e Pandorës, që ishte gjëja më e madhe. Po të kthehet për një 4 vjeçar tjetër, DASH do pastrohet. Do kuptohet se sa ndikim ka Sorros në DASH, në VOA, në gjykata. Amerikanët po e kuptojnë se Kina Sorros Bill Gates, kanë shkatërruar botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trump 2024!01/10/2021 00:56

Padyshim ishte nje puc. Trump fitoi prandaj mediat e ndyra si CNN NY times vazhdojne Te kene frike ze ai dikur do kthehet. They can nothing do against him anymore. The truth will come soon but at high cost.

alienet30/09/2021 22:32

po po takime te medha berisha . mos ben paralelizma te tille se po ofendon ameriken dhe do te mbajshe pergjegjesi. nese e keni seriozisht nxjerreni ne vote plakun mere dhe shikojeni sa mbeshtetje ka, nuk voton kush per varrezat.......! ai eshte kandidat per CEMETERY. MJER SHQIPTAREVE CFARE JU SERVISET SE A DO TE JETE SALIU NE POLITIKE, KA PROVUAR GJITHCKA , SHQIPTARET I DHANE SHPIRTIN PO MOREN NGA AI I PLUMBIN DHE TANI KERKONI QE TA RIFORMATONI ESHTE E VESHTIRE TE NDERUAR PO TI DHE QIMI KENI NDIKIM TE MADH TE SHQIPTARET QA SPRITET PREJ JUSH HAHAHAH

Shto koment

Denonco