Hakmarrja ndaj Bylykbashit/ Manjani: Partia e Lulit s'ka nevojë për ekspertë

Hakmarrja ndaj Bylykbashit/ Manjani: Partia e Lulit s'ka nevojë për ekspertë

09:28, 30/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Oert Bylykbashi nuk do jetë drejtuesi i Reformës Zgjedhore. Rezervat për mënyrën se si po propozohen reformat nga selia blu, por edhe vendimi për të qenë në krah të Sali Berishës, mjaftuan për Lulzim Bashën.

Kjo hakmarrje është komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

"Oerd Bylykbashi është nga ekspertët më të mirë të legjislacionit zgjedhor që kemi.

Edhe diplomën universitare e mbrojti me një temë mbi sistemet zgjedhore. Eksploroi me pasion një temë që juristët nuk e njihnin fare. Fakulteti i Drejtësisë jo e jo.

Prej më shumë se 20 vitesh Oerdi është kontribues aktiv e legjislacionit zgjedhor. Në fillim në prezencën e OSBE e në vijim në Parlament.

Është demokrat në gen. Simpatizant e më pas anëtar i PD që kur Luli nuk dihej a ekzistonte.

Mund të mos jesh dakord me bindjet e Tij, por që është ekspert dhe me kontribute në këtë fushë nuk e mohon dot. Mund t’i thuash pa frikë se është më shumë se ç’duhet ekspert, por jo se nuk është fare.

Mirëpo partia e Lulit nuk ka nevojë për dije dhe ekspertizë. Ndaj dhe kanë luks të largojnë një kontribues dhe ekspert nga reforma zgjedhore…

Luli vetë të përjashton edhe nga opozita.

Ec e jepi pushtet këtij!

Siç kemi thënë, shyqyr që nuk fitoi!" shkruan Manjani.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2021 12:12

Shumë i saktë z. Manjani!! Por mos e quaj Partia e Lulit, sepse Luli nuk ka më parti. Por quaje Grupi i gazrave, servileve dhe bythëlëpirsave të Lulit, që po mbajnë edhe për pak kohë vetëm vulën e PD!!! Grupi i Lulit është kthyer si një pasqyrë zvogëluese e narko-bandës rilindase të Satrapit të Surrelit!!! Ku ka vetëm servilë, bythëlëpirës dhe ushtarë të bindur dhe trushpëlarë!! Masiviteti dhe audienca ekstreme qe shoqërojne Foltoren e Dr. Prof. Sali Berishës tregojnë jo vetëm besimin dhe shpresën që demokratët kanë në bashkimin, riorganizimin dhe forcimin e PD-së mbi baza plotësisht demokratike nën shembullin e Partisë Republikane amerikane dhe me mbështetjen ish-kryetarit të saj, por shpreh edhe indinjatën dhe padurimin e tyre ekstrem që Lulzim Basha dhe servilët e tij të lirojnë Partinë Demokratike sa më shpejt të jetë e mundur! Partia Demokratike nuk ka nevojë më shumë për një Berishë se sa për demokratizimin e saj, për një parti të demokratëve dhe jo pronë të kryetarëve të radhës! Nuk mund të ndërtohet kurrë një shtet demokratik nëse nuk ka një parti demokratike!!! Lulzim Basha është më i keq se një enverist!! Ai, që kur Sali Berisha i dha çelsat e zyrës dhe i dorëzoi vulën e PD-së, jo vetëm e ka privatizuar PD-në, por po vepron në parti më keq se sa prokurorët, hetuesit dhe sigurimsat enverist të regjimit komunist që vrasjet, arrestimet dhe dëbimet i bënin natën, në errësirë. Edhe artisti Lulzim, vendimet i merr natën vonë, takimet dhe marrëveshjet me Edvin Ramën i bën natën vonë, fshehtas dhe futur skutave të errëta të Kryesisë së Kuvendit, siç bëri në Prill 2017. Listat e kandidatëve për deputetë që në 2017 i bën vetë, i zgjedh vetë dhe i rendit vet sipas shkallës së servilizmit dhe lëpirjes ndaj tij!!! Partia Demokratike sot është kthyer në një shtojcë dhe patericë e Rilindjes. Lulzimi artist sot është vënë kokë e këmbë në shërbim të Satrapit të Surrelit dhe po zbaton planin ogurzi të Xhorxh Soros për përçarjen dhe minimizimin e Partisë Demokratike dhe vënien e saj në shërbim të pushtetit absolut të Edvin Ramës dhe mbajtjen në këmbë të regjimit të tij narko-fashist terrorist!!! Kush është lindur tradhëtor nuk duhet të largohet, por duhet të shporret me shqelma bythëve, me pështyma dhe të goditet me qese muti nga koka deri tek këmbët!!! Tradhëtori nuk ka as nder, as moral, as turp dhe as cipë!!!! Ta largojmë nga PD-ja sa më parë këtë farë të keqe me të gjithë bandën e gazrave, servilëve dhe bythlëpirësve të tij!! Partia Demokratike është prona e demokratëve dhe pasuria kombëtare e të gjithë shqiptarëve ashtu siç është edhe Partia Socialiste, dhe jo prona të kriminelëve, të hajdutëve, të zuzarëve dhe të zagarëve!!!

Agron30/09/2021 12:02

E neveriteshme per nje" lider" qe hiqet si lider evropian. Ne fakt po vepron si lideri i Korese se Veriut ,Kim. Edhe zevendesuesin e ka gjetur si vehten. Alibeaj eshte nje kundershtar i Berishes.Kete e kam vertetuar gjete fushates qe beri ne fier per kryetar bashkie.Po tja zinin emrin e berishes ai skuqej ,bertiste dhe thoshte mos e zini emrin ne goje ( po te doni e besoni ). Pastaj ka edhe gruan, me falni da-------n, ne gjykaten kushtetuese. Ku i dihet mund ta ndihmoje Bashen.

altini30/09/2021 10:25

Mire e ke o Ylli. Ka nje shprehje populli “c’i do qeni breket”. Po Bashes i ka ikur edhe pika e fundit e turpit. Te mbaje fort vulen e partise. Ah se harrova, te mbaje fort edhe Kimin.

Daj Jaku30/09/2021 09:42

Nuk ka nevojë për ekspertë Luli 7x7=42. Tek e fundit reformën zgjedhore do ta bëjnë ekspertët e E Dramës, madje edhe vërejtjet e Lulit për reformën do ti hartojë po E Drama.

Yxhym haber30/09/2021 09:40

Ska gjë se e zvëndëson me super ekspertin e reformave Erion Isufi. Ky është edhe antar I Rilindjes.

Shto koment

Denonco