PD do e padisë/ Reagon Kokalari: Do punoj me Kongresin për të kuptuar pse u mbyll dosja e Bashës

PD do e padisë/ Reagon Kokalari: Do punoj me Kongresin për të kuptuar pse u mbyll dosja e Bashës

20:19, 29/09/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike deklaroi se do të padisë aktivisten Evi Kokalari, pasi ajo deklaroi në Foltoren e Durrësit se Lulzim Basha e ka përjashtuar Sali Berishën pasi iu mbyll dosja e skandalit të lobimit në SHBA.

“Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Riciklimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën,” thuhet në deklaratën e PD.

Pas kësaj, reagoi vetë Kokalari. Sipas saj, ajo do të shkojë në SHBA dhe do të punojë me Kongresin për të kuptuar se përse u mbyll dosja e Bashës.

“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!! Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtësisht me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj Lulzim Bashës për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?” shkruan ajo.

"Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës, dhe unë jam bijë e saj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kasemi30/09/2021 11:35

Vetem nje pyetje kam per Kokolarin: Si mund te jete Partia e dikuj? Mos eshte prone? dicka qe futet ne xhep partia? Me keto koncepte kurre kurre nuk ecim perpara.

alienet29/09/2021 22:27

KET GOCEN DO TA MARRIN PARTIZANE HAHAHAHA, SA BAJAT KE DALE HALA PA JA NISE POLITIKES PO ME DUKET SE KE ZGJEDHE ANEN E GABUAR SE MA SALIUN TE PRET RUSIA KREMLINI JO AMERIKA MOJ ENI KOKOLARI TE BEFSHIN MIRE ATO VITE QE I KE KALUAR NE USA ,PO ME MENDIMIN QE KE MOS I THUAJ KUJT QE JETON NE SHBA ME MIRE THUAJ NE VENEZUELE HAHAHAH SHQIPERIA MANGUT TE KA TY?

Shto koment

Denonco