‘Regjimi shkeli rregullat që aprovoi vetë’/ Basha pas takimit me Gacek: PD gati për reformën zgjedhore

‘Regjimi shkeli rregullat që aprovoi vetë’/ Basha pas takimit me Gacek: PD gati për reformën zgjedhore

16:55, 29/09/2021
A+ Aa A-

Pas takimit me delegacionin e OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Urszula Gacek në selinë e PD, Lulzim Basha, theksoi se ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij, problem madhor kishin blerjen e votave.

Basha tha se e ka informuar ambasadorin e OSBE se ka vetëm një arsye që opozita ndodhet sot në Parlament dhe që është kthimi i demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Basha: Raporti flet për lirinë e medias dhe siç ndava me ambasadorin gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq. Në kohën që shkruhej raporti, Rama mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të Autoritetit të Medias. po tenton të zhdukë edhe atë pak liri që gazetarët kanë për të mbledhur informacion dhe për të bërë transparencë. Raporti flet për problemin madhor të blerjes së votave. Këto janë ato që ndava pak a shumë, por e informova, që kemi vetëm një arsye pse jemi në atë Parlament, jemi aty për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton një reformë zgjedhore, për të cilën PD është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune, të kryesuar nga Alibeaj, dhe që do t’i çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen dhe vazhdimin e punës për ndryshimet kushtetuese në lidhje me reformën zgjedhore. Por kjo nuk mjafton, sepse regjimi deri më 25 prill, por edhe pas, shkeli rregullat që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa PD, pa aleatët tanë.

Duhet t’iu japim shqiptarëve instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet, nuk do të mbetet në letër, sepse ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk do të jetë dhe nuk do të bëhet Bjellorusi. Me këtë raport, Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim nga Lukashenko. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i imponojmë një agjendë, një kalendar, një platformë qytetare për demokracinë, duke përdorur dhe fuqinë tonë brenda Parlamentit, për zgjedhje të lira e të ndershme. PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm i PD, është armiku i shqiptarëve, është regjimi i instaluar dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2021 18:17

Si nuk u mërzite o Lul, tetë vjet po me nji brimë i bie fyellit, po me të njejtin refren (avaz), mi vodhi, mi vodhi. Vazhdo bëj marrëveshje dhe flit makllada sa për me ja hudh momentit. “Ma hodhe një herë, është faji yt, po ma hodhe për dë dyti është faji im”. Po për së treti i kujt është faji, i Saliut apo i kimetes?

Lirim29/09/2021 17:37

Armiku me i imadh i shqiptareve demokrate je ti o B Basha . Ti u bere bythe e breke me Ramen.Ti qe vetem demokrat nuk je .Gjithe puna jote kundra Rames eshte vetem nje farse. Turp qe te kemi ne krye. Po te jesj burre ( ne fakt nuk je as grua )iken vete pa te hequr ne

Shto koment

Denonco