Rikthimi i vizave/ Del dokumenti i rëndë, Gjermania: Ky është opsion real

Rikthimi i vizave/ Del dokumenti i rëndë, Gjermania: Ky është opsion real

13:16, 29/09/2021
A+ Aa A-

Liberalizimi i vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disa vende të tjera si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina shihej si arritja më e madhe e Bashkimit Europian. Por një ditë pasi Reuters raportoi se Bashkimi Europian për herë të parë po deklaron se zgjerimi i BE-së nuk është i garantuar, vjen një lajm edhe më i rëndë.

Agjencia e Brukselit, EuObserver raporton se një dokument i brendshëm i Bashkimit Europian sugjeron se mund të rikthehet lëvizja me viza për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tre vendeve të tjera.

Shkak janë bërë abuzimet me lejet tremujore të lëvizjes së lirë në BE dhe kërkesat e shumta për azil.

Dokumenti mban datën 27 shtator, një ditë përpara se presidentja e KE, Ursula von Der Leyen të niste turin në rajonin tonë. Agjencia e Brukselit raporton se kërcënimi i rikthimit të vizave në rajon është më pranë se kurrë. Sipas agjencisë, kjo çështje po diskutohet në mënyrë aktive.

Në rast se BE bie dakord, mund të aktivizohet Mekanizmi i Pezullimit të Vizave. Ky mekanizëm për herë të parë ishte kërkuar të aktivizohej nga Holanda për rastin e Shqipërisë, por u refuzua nga Komisioni Europian.

Por tani çështja është më serioze dhe shtetet më të shqetësuar janë treshja kryesore e BE-së: Franca, Gjermania dhe Italia.

Madje Gjermania po udhëheq lëvizjen e pakënqësisë. Sipas Berlinit, rikthimi i vizave është opsion real.

Në rast se nuk do ketë përmirësime ose do ketë vetëm pak përmirësime në regjimin e lëvizjes së lirë, vizat do të rikthehen, raporton EuObserver.

Në dokument bie në sy fakti se Gjermania si një avokate e madhe e integrimit dhe lëvizjes së lirë, bie dakord që të rikthehet regjimi i vizave, duke fajësuar Shqipërinë, Serbinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën për situatën e krijuar.

Pavarësisht pandemisë, Gjermania thotë se ka regjistruar një numër të konsiderueshëm shkeljesh të lejeve të qëndrimit nga shqiptarët, moldavët dhe ukrainasit. Edhe Franca është e shqetësuar për Shqipërinë, por edhe për Gjeorgjinë.

Ky lajm vjen në prag të një samiti mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku priten disa zotime formale pa shumë ndikim në rrugën e integrimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Regres29/09/2021 16:18

Kjo ka ndodhur tashme. Sapo kam aplikuar online per vize ne nje nga shtetet e Evropes!! Ky eshte regres dhe nuk e kuptoj se si ka njerez qe adhurojne Ramen kur ky po na con mbrapsht. Nuk kemi mevoje per fodullekun e trimerine e tij me fjale qe na demtojne; nuk kemi as nevoje per lider glibal. Ne na duhet nje KM qe mendon per te miren tone dhe jo per imazhin e tij global. Qe je cun i pashem dhe i gjate kete nuk ta mohon njeri

Leonsio29/09/2021 16:14

BE , te ndeshkoje qeverite e korruptuara dhe personat qe shkelin ligjin apo ditet e qendrimit dhe jo te ndeshkojne qytetaret e ndershem ...

Shto koment

Denonco