Pse Rama 'ka frikë' nga opozita e Bashës, Gjekmarkajt dhe Dumës?!

Pse Rama 'ka frikë' nga opozita e Bashës, Gjekmarkajt dhe Dumës?!

11:15, 29/09/2021
A+ Aa A-

Që nga fillimi i këtij sesioni parlamentar, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, duket se po vuan nga komplekse, të cilat janë rritur edhe më shumë, pasi janë shtuar zërat se ai është në marrëveshje dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Këto komplekse duket se po e bëjnë grupin parlamentar të PD-së që të krijojë situata deri në qesharake, për të treguar se është një opozitë “e egër” dhe e pa kompromis kundër Rilindjes.

Kështu ka ndodhur me grisjen e fletëve të votimit për zgjidhjen e kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla, ndërhyrjet prej “cubi” të Bashës drejtuar Taulant Ballës, bllokime false të punimeve dhe foltores të cilat përfundojnë në paqe, lufta për mbledhjet e komisioneve (online apo jo) etj, etj.

Nga ana tjetër edhe Edi Rama po shfaqet shumë “i frikësuar” dhe po iu lutet që të shpejtojnë të mbyllin marrëveshjet.

Në kuadër të këtyre komplekseve për t'u dukur si një opozitë e fortë dhe që nuk ka asnjë lidhje okulte me Edi Ramën, edhe paraditen e kësaj të mërkure është mundësuar dështimi i mbledhjes së komisionit parlamentar të mediave.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, është shfaqur përpara gazetareve te hyrja e Parlamentit dhe ka lëshuar deklarata patetike të tipit: "Mazhoranca ka frikë të përballet me ne", apo se "Edi Rama do heqë keq nga kjo opozitë"!

“Maxhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do përballjen me opozitën…. Do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë me regjimin. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë…”, ishte përbetimi deri në kufijtë e qesharakes nga ana e deputetit Agron Gjekmarkaj, ose si e thërrasin kolegët “Gon profja”.

I gjithë ky teatër po ndodh kur çmimet në vendin më të varfër në Europë e më tej, kanë tejkaluar edhe ato të vendeve të zhvilluara ku pagat janë 10-fish më të larta, kurse kryetari i grupit parlamentar të PD-së deklaron se “harruan të reagojnë” për rritjen e çmimit të bukës dhe të gjithë ushqimeve të tjera bazë.

Nëse Edi Rama dhe klika e tij në pushtet qenka frikësuar nga kjo lloj opozite kaq e “egër” që gris fletë votimi dhe përplas dyert e sallave ku bëhen mbledhjet e komisioneve, atëherë është e sigurt se ai i ka ditët në pushtet të numëruara, si dhe duhet që ta harrojë mandatin e katërt e të pestë që pretendon.

Nuk është e lehtë të kesh përballë Lul Bashën, Gon Gjekmarkajn dhe Grida Dumën, të cilës i ka ngelur ora te autonomia që i dha Tito Kosovës në vitin 1974!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/09/2021 14:27

OOOOO RAMA KA FRIKE VETEM NGA DOKTORI DHE JO NGA KETA..

Korabi29/09/2021 12:11

C'fare frike ka Rama nga deputetet e Bashes? I duhen qese me mbledhe letrat e grisura .Sidomos duhet te ket frig nga Grita e Agroni. Mos se harrova Saljanin.Rama ka frik veten nga Sali Berisha ai e tredhe ............

Shto koment

Denonco