'Varrosja e 'Ballkanit të Hapur' sot, një hap pozitiv për rajonin'

'Varrosja e 'Ballkanit të Hapur' sot, një hap pozitiv për rajonin'

10:56, 29/09/2021
A+ Aa A-

"Sot në Novi Sad, vendlindjen para dy vitesh të atij projekti të dështuar, zhvillohen “funeralet” e tij, pa prezencen e autorit dhe të tellallëve."

Nga Tritan Shehu.

Thjesht të tre po i fshihen asaj ceremonie funebre të “Ballkanit të Hapur” - alias “Jugosllavia e Re”. Dhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe, ai ishte vetëm një projekt në përputhje me idenë e Serbisë për “Jugosllavine e Re”, me lider Vuçiç e supremacinë serbe në rajon. Ai synonte të vendoste Serbinë në pozicione të avantazhuara edhe ekonomike. Ai synonte të zbehte Kosovën dhe pavarësinë e saj. Ai synonte të shpëlante Serbinë nga çfarë ajo i shkaktoi Ballkanit e popujve te tij në dhjetra vite, pa asnjë kërkesë faljeje nga ajo.

Ky projek si shtojcë e Unionit EuroAzian të Rusisë, nëpërmjet Serbisë, jashtë dhe në kontrast me projektet rajonale të Brukselit, synonte të tërhiqte Ballkanin Perëndimor drejt Lindjes, duke e larguar nga BE.

Fatmirësisht ky projekt, larg interesave jetike të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve e të gjithë rajonit si pjesë e BE, nuk pati jetë të gjatë.

Ai po varroset me dhëmbët e qumështit akoma në gojë.

Ishin veçanërisht ngjarjet e fundit në Mal të Zi, tanket e avionët rusë në prag të Kosovës që i dhanë goditjen e fundit.

Por jo vetëm, ishte dhe qëndrimi i forcave properëndimore në rajon, i partnerëve tanë perëndimorë me kundërshtitë apo përbuzjen ndaj tij që i vuri pikat mbi i këtij realiteti.

Dhe këtu dua të falenderoj edhe zonjën Leyen për atë që theksoi dje në Tiranë duke e hedhur në kosh këtë “Ballkan të Hapur”:

Asnjë projekt i dobishëm i bashkëpunimit rajonal nuk mund të jetë jashtë “Procesit të Berlinit”, i painkluduar në të dhe pa pjesëmarrjen si të barabartë të të gjitha vendeve, tha ajo.

Projekti i Berlinit është një projekt i BE-së, i iniciuar nga Merkel.

“Ballkani i Hapur” ishte një projekt jashtë Brukselit, me autor, zbatues e garant Vuçiç të lidhur me atë Union të Rusisë si kundërpeshë e BE, trevendesh e diskriminues ndaj të tjerëve.

Varrosja reale e tij sot është një hap pozitiv për rajonin drejt Europës. Tashti të gjithë duhet të koncentrohemi vetëm te projektet e Brukselit për rajonin, te përmbushja e standarteve të BE nga secili vend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco