Iu shembën banesat, banorët e Unazës: Po na nxjerrin në rrugë të madhe për interesat e pushtetarëve

Iu shembën banesat, banorët e Unazës: Po na nxjerrin në rrugë të madhe për interesat e pushtetarëve

18:28, 27/09/2021
A+ Aa A-

Banorët, që iu janë prishur banesat për projektin e Unazës së Madhe, kanë dalë të protestojnë.

Ata janë shprehur për gazetaren e Syri Tv, Fabjola Pasho, se janë duke u nxjerrë në rrugë të madhe për interesat e pushtetarëve. Banorët theksojnë se biznesmenë të korruptuar të lidhur me Veliajn, pasi devijuan projektin e Unazës së Madhe, duan të marrin truallin dhe të ndërtojnë aty pallate shumëkatëshe.

Qytetari 1: Biznesmenë të korruptuar të Veliajt duan të ngrenë pallate. Rama strehon afganë dhe na le neve në mes katër rrugëve. Kërkojmë dëmshpërblim për shtëpitë e shembura. Dua kompensim. Ne nuk tërhiqemi. Po shkatërrojnë shtëpi për interesat e një personi. Zona është për dëmshpërblim 100 përqind, se nuk jemi kundër ndërtimit të Unazës. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion.

Qytetari 2: Prej 2006 kam qenë në legalizim e duan truallin për pallate. Këta duan çuar në burg, këta persona duhet të dërgohen në gjyq. Ne kemi ardhur të strehohemi e jo të na nxjerrë në rrugë të madhe.

Veliaj ka ardhur nga Poliçani, ai është pa leje, jo ne. Kemi lënë kockat për këtë shtëpi. Nuk pyet askush për ne, kanë ardhur ca policë e na kanë thënë ty të bie e jo ty. Le ta bëjë rrugën, por të na dëmshpërblejë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj27/09/2021 19:30

Kush u qëndroi pranë me muaj të tërë proteste?! Si u shpërblye ky Njeri? A u interesua dikush prej jush apo të gjithë bashkë se pse nuk u vlerësua? Mbase po! Unë s'kam dëgjuar vletësimin Tuaj! Thonë që: Të shpërblehet mosmirënjohja!

Shto koment

Denonco