Grupi i PD, Basha: 3 komisione hetimore, për zgjedhjet, Becchetin dhe incineratorët

Grupi i PD, Basha: 3 komisione hetimore, për zgjedhjet, Becchetin dhe incineratorët

16:26, 27/09/2021
A+ Aa A-

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Kreu aktual i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar se do të kërkohet ngritja e 3 komisioneve hetimore, një për zgjedhjet e 25 prillit, për Beçhetin dhe për incineratorët.

Duke folur në mbledhje, Basha është shprehur se situata ekonomike është e rëndë, çmimet janë rritur dhe konsumi ka rënë, dhe do të kërkohet ulja e TVSH-së në 6%.

‘Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare’, është shprehur Basha.

Prioritare për PD-në do të jetë ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.    

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t27/09/2021 16:55

Ky ishte max i lulkes me shoke per masakren zgjedhore?Komision hetimor?Po kush do e ketë shumicën ne këtë komision?Sigurisht rilindja.E çfare do nxjerre lulka nga ky komision?Asgje me shumë vetëm se PD do i bjere gozhdes dhe PS patkoit dhe masakra zgjedhore do kthehet në rutinë.Lul ik,leri vendin nje tjetri.

Shto koment

Denonco