Ish-presidenti: Si guxon Basha të flasë në emër të PD për reforma me Ramën?

Ish-presidenti: Si guxon Basha të flasë në emër të PD për reforma me Ramën?

11:30, 27/09/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha flet sot në emër të Partisë Demokratike për reforma të përbashkëta me Edi Ramën.

Turp e faqja e zezë, do të ishte pak të thuhej.

Edi Rama u tall, e përdhosi, e masakroi Partinë Demokratike, opozitën si dimension, demokracinë si vlerë.

A nuk ishte Edi Rama që e ndryshoi Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë të njëanshme pa pjesmarrjen dhe konsensusin e opozitës?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë në Shqipërinë pluraliste!

Kurrë ska ndodhur në ndonjë vend e shtet demokratik!

A nuk e bëri Edi Rama atë veç në shërbim të pushtetit të tij?

A nuk e ndryshoi Edi Rama Kodin Zgjedhor, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, pa konsensusin e opozitës?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë!

A nuk e bëri ai këtë vetëm në interes të Partisë Socialiste?

Kur ka patur ndonjëherë dhunë, poshtërim e manipulim parazgjedhor më të madh e më të hapur ndaj Partisë Demokratike, në 30 vitet e pluralizmit shqiptar?

Kurrë asnjëherë!

Vetëm Edi Rama e bëri atë, mu nën hundën e ndër sy të Lulzim Bashës!

E ky, sot na angazhohet për bashkëpunim reformash me një monstër politike si Edi Rama.

Lulzim Basha nuk ka turp e as i nxihet faqja sepse është thjesht peng i Edi Ramës, e mban peng dhe Partinë Demokratike në shërbim të korrupsionit të pushtetit të Edi Ramës!

Të shpëtojmë Partinë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari27/09/2021 13:10

O Jari! Ta thashe dhe ne nje koment tjeter. Mere kryesimin e PD dhe jepu drejtim puneve te Shqiperise. C'pret kur je kaq i zoti. Tani kesaj pune i thone si kofini pas te vjeles.

Shto koment

Denonco