Basha: Beogradi zyrtar synon destabilizimin! Nuk tolerohen presionet ushtarake, në kufijtë e Kosovës

Basha: Beogradi zyrtar synon destabilizimin! Nuk tolerohen presionet ushtarake, në kufijtë e Kosovës

18:20, 25/09/2021
A+ Aa A-

Kryetari I PD Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas tensionimit të situatës ditën e sotme në veri të Kosovës, ku ka akuzuar Beogradin zyrtar si frymëzuaes të akteve kriminale.

Basha mbështet masën e marë nga Kosova, duke e quajtur vendim të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

‘Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

‘Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.

Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco