Lapsusi ‘frojdian’ i Agron Gjekmarkajt: Këto vendime duhet të merren në grup

Lapsusi ‘frojdian’ i Agron Gjekmarkajt: Këto vendime duhet të merren në grup

17:55, 25/09/2021
A+ Aa A-

Mbledhja e grupi kuvendor të PD-së ka treguar edhe njëherë sot, se vendimmarrja në parti vazhdon të jetë e vetëm një personi dhe jo si pjesë e diskutimit apo akoma më keq e votimit në parti.

Deputeti demokrat ka patur një debat të vogël më kryetarin e grupit kuvendor Alfred Rushaj i cili ka kërkuar që për daljet mediatike të deputetëve duhet të koordinohet me zëdhënësin e grupit parlamentar Ervin Salianji dhe Sekretarin grupit, Arbi Agalliu.

Në këtë moment deputeti aktiv në media, Agron Gjekmarkaj nuk është pajtuar me ‘fetvanë’ e kreut të grupit dhe ka ngritur zërin duke pretenduar se ‘unë kam ardhur këtu si intelektual dhe jo si ushtar që marr urdhra. Ju nuk mund të vini këtu e të na thoni, ne kemi vendosur’.

Por Gjekmarkaj nuk është mjaftuar me kaq dhe këtë moment ka bërë një lapsus tipik ‘frojdian’ kur ka shtuar se ‘këto vendime përpara se të imponohen duhen diskutuar në grupin parlamentar’.

Në këtë moment raportohet se Gjekmarkaj e ka kuptuar se në atë moment ka përmendur ‘litarin në shtëpinë e të varurit’ dhe e ka mbyllur diskutimin aty për aty.

Po çfarë raporti ka Gjekmarkajt me ‘vendimet në grup’?

Me të drejtë sot deputeti demokrat Gjekmarkajt ka kërkuar që vendimmarrjet për mënyrën sesi duhet të funksionojë partia të merren në grup, por ka ai është në kundërshtim me qëndrimet e tij publike po për këtë model.

Sepse prej ditës z. Gjekmarkaj është angazhuar në një fushatë justifikimi mediatik në favor të vendimit personal dhe antistatutor të Lulzim Bashës për të përjashtuar liderin historik të PD-së Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Fakti që Gjekmarkaj e kuptoi veteëm sot se për të folur në PD atij i duhet të marrë leje tek Salianji dhe kjo i rri ngushtë, nuk do të thotë që vetëm kur cënohet integriteti i tij PD duhet të ketë vendimmarrje kolegjiale. Sot ishte vetëm një sprovë e vogël për Gjekmarkajn dhe të tjerët që pranojnë vendimet personale të Lulzim Bashës që vendos për të gjithë, pa pyetur asnjë.

Derisa në krye të PD-së do të jetë Lulzim Basha me vulë në çorap, situata nuk ndryshon. Pas kalimit të Bashës si deputet i thjeshtë në PD, partia do të jetë e lirë që Gjekmarkaj dhe të tjerë të flasin sa të duan dhe madje, madje edhe të votojnë si të duan për të gjithë vendimmarrjen politike të partisë.

Çfarë është ‘lapsusi frojdian’

Lapsusi Frojdian është një shprehje që përdoret për të treguar rastet, kur duke kryer një gabim për të pavullnetshëm në të folur, një person tregon idetë dhe qëllimet e tij reale. Është falë Sigmund Frojd studimet e para të lapsuseve, i cili i trajtonte ato si një rrëfim i pavullnetshëm i një konflikti të brendshëm, të një mendimi të mbajtur të fshehur edhe ndaj vetes apo qoftë edhe një merak edhe i brendshëm sado i papëlqyeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/09/2021 21:06

I FSHEHUR PAS FJALEVE TE BUKURA, RECITIMEVE PSEUD0-INTELEKTUALE NEPER BANAQET TELEVIZIVE, I PROMOVUAR NE DEBATET BAJATE DHE TE DALA BOJE NEPER EMISIONET PRIVATE TE FEVZIUT, ENI VASILIT DHE SOKOL PALLES, ARRITI QE T'I PUSHTONTE ZEMREN LULIT DHE PA ASNJE KONTRIBUT NE PD, U BE DEPUTETI I PD. SAPO U BE DEPUTET, I HIPEN PORDHET E POLITIKOKRACISE FSHTARESKE DHE U SPIKAT SI NJE NGA USHTARET, SERVILET DHE BYTHELEPIRESIT E BINDUR TE BASHES!!! NGA KETA SYRESH, KA VUAJTUR PD-JA NDER VITE!!! AI QE NUK KA FORCEN E BINDJES I BIE SHKURT: KESHTU KA VENDOSUR KRYETARI! KESHTU KA URDHERUAR PERANDORIA E BOTES, AMERIKA!!! PARTIA DEMOKRATIKE DUHET T'I LARGOJE SA ME PARE KETA PSEUDO-DEMOKRATE SERVILE DHE PA KARAKTER!!!

altini25/09/2021 18:27

Mos u beni si tifozet qe nuk marrin vesh nga sporti dhe vershellejne cdo gje qe eshte kundra tyre. Z. Gjekmarkaj i ben nder PD, pavaresisht se nje pjese mund te jene dakort ose jo me nje apo disa qendrime te tijat. Fundja kjo eshte demokracia qe kerkojme, ku secili te shprehe lirisht mendimin e tij, edhe nese nuk bien dakort te tjeret. Per fat te keq shoh se duhen edhe shume dekada te tjera per te arritur nje fare ecje perpara. Te pakten juve te medias duhet te jeni ne pararoje te lirise se mendimit dhe mos u beni tifoze te semure.

Shto koment

Denonco