VIDEO/ Vlora mirëpret ‘Foltoren’ e Berishës, Deromemaj: Nesër do ketë pritje masive

VIDEO/ Vlora mirëpret ‘Foltoren’ e Berishës, Deromemaj: Nesër do ketë pritje masive

16:45, 24/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për “Foltoren” që Sali Berisha do të mbajë të shtunën në orën 18:00 në qytetin bregdetar.

Deromemaj thekson se nesër në Vlorë do ketë pritje madhështore për Berishën, duke thënë se debati vetëm sa do të forcojë PD-në.

“Berisha është lider historik i PD-së. Berisha është një magnet për mbështetësit e Partisë Demokratike. Do të jemi më të fortë në përballjen tonë ballore me PS-në. Në Vlorë, dega e PD ka mbajtur takim për situatën ku ndodhemi. Nesër në orën 18:00 pritet pjesëmarrje masive për ardhjen e Berishës në Vlorë.

Nuk mund të flasim për antiamerikanizëm, se unë nuk besoj se ka ndonjë antiamerikan në radhët e PD-së. Edhe nëse ka antiamerikan në Shqipëri, me siguri që nuk janë në radhët e Partisë Demokratike. Ne duhet të merremi më shumë me Shqipërinë, pastaj të merremi me çështje të tjera. Debati në PD vetëm do e forcojë partinë”, deklaron Deromemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco