VIDEO/ Avokati i Mediut: Si mundet një gjykatë e nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës së Lartë!!

VIDEO/ Avokati i Mediut: Si mundet një gjykatë e nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës së Lartë!!

14:09, 24/09/2021
A+ Aa A-

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha ka reaguar pas vendimit të gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Saida Dollani për rihapjen e dosjes ‘Gërdeci’.

Në deklaratën e tij, Visha thotë se si mundet që një gjykatë më e ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas avokatit Ardian Visha, ky është vendim anti-kushtetues dhe kundër Gjykatës së Strasburgut.

Deklarata e avokatit Ardian Visha:

Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z. Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë:

Vendimi i deklaruar në media nga Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përbën një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Europiane Për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit..

Ai (vendimi) përbën një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji.

Është hera e parë në jurisprudence kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulet prish vendimin e Gjykatës Lartë!!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata e Shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjesë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së ciles ka kaluar me kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin” e këtij akti të paligjshëm, do reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Avokat Ardian Visha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo24/09/2021 14:48

Quhet reforma ne drejtesi ose diktatura e proletariatit

Lali24/09/2021 14:26

O Palo avokat ,ore hajdut i kamufluar, cfare thua ore legen po fatmir mediu duhet te mos dale kure nga burgu ose Te denohet me vdekje, ka vrare 26 njerez te pafajshem ore maskara, kur per vrasjen e nje njeriu denohesh me 20 vite burg. Ti sekuestruhen pasurite ketij pushti dhe vrasesi, qe edhe ti te kthesh ato miliona qe ke mare nga ky zagar trafikant qe vetem njeri nuk mund te quhet.por nuk e vrau ligji ,do ta eleminoje maliqi kete grades qe I duket vetja se eshte mbi ligjin. Te fala te beje nga gerdeci ty dhe medi pushtit, kujdes elin.

Shto koment

Denonco